Kombëtarja, Partizani dhe e ardhmja
Rrëfehet kapiteni i të kuqve, Hoxha

Kombëtarja, Partizani dhe e ardhmja<br />Rrëfehet kapiteni i të kuqve, Hoxha
Kapiteni i ekipit të Partizanit, Alban Hoxha ka folur në prag të ndeshjes me Skënderbeun duke e cilësuar sfidën si mjaft të rëndësishme për titullin kampion.
 
Kombëtarja – Jam i kënaqur që jam pjesë e ekipit kombëtar, luaj apo nuk luaj ato janë zgjedhje të trajnerit. Sigurisht është ndryshe për një 19-vjeçar dhe një portieri 29-vjeçar. Ndoshta aktivizimi i Strakoshës në një kampionat më të fortë mendoj se ishte edhe arsyeja e zgjedhjes së De Biasit. Sigurisht do të ishte mirë të luaja përballë Italisë. Isha përgatitur psikologjikisht shumë por dhe fizikisht për këtë takim. Shpresoj, ndoshta me Izraelin trajneri ka ndonjë ide tjetër. Nuk kam patur asnjë komunikim me De Biasin.
 
Partizani – Është shumë e rëndësishme për ne ndeshja me Skënderbeun. Nuk mund të them për jetë a vdekje, por është shumë e vlefshme për ne. Kur merr pikë përballë kundërshtarit direkt, nuk merr vetëm ti pikë, por frenon dhe kundërshtarit. Duhet që në këtë ndeshje të kemi psikologjinë e duhur. Të futemi grup, të luajmë fort dhe me dëshirën për ta fituar ndeshjen, jam i bindur që do ta kalojmë me sukses këtë ndeshje. Jemi përgatitur për t’ju përshtatur kësaj sfide përballë Skënderbeut. Kemi besim që ky është viti i duhur për Partizanin. Nuk është e thjeshtë të dalësh kampion edhe pse kemi vite që e kërkojmë dhe e dëshirojmë këtë gjë jo vetëm ne lojtarët por i gjithë populli i kuq.
 
E ardhmja – Është e vërtetë që kam patur disa oferta, por për momentin unë jam i përqëndruar tek Partizani dhe të fitoj titullin. Nëse fitojmë titullin, në fund të kampionatit do të flasim më tepër. Nëse ofertat janë konkrete, në të mirën time dhe të Partizanit, nuk besoj se do të më pengojnë të largohem.


dy.b/shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Organet e drejtësisë refuzojnë komisionin 'Antikorrupsion', si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Mund të ketë disa keqkuptime me partnerin...çfarë thonë yjet për ju sot

Mund të ketë disa keqkuptime me partnerin...çfarë thonë yjet për ju sot