Kombëtarja shqiptare e futbollit ka zbritur në Kopenhagen pasditen e së enjtes. Kuqezinjtë janë pritur nga një numër i madh tifozësh shqiptarë në Danimarkë, ashtu sikur duket edhe nga videoja e siguruar nga Koha.
 
Emigrantët shqiptarë në Danimarkë, por edhe në vendet e tjera nordike kanë udhëtuar për të përkrahur ekipin kombëtar për ndeshjen e së premtes në orën 20:45.