Kombëtarja Shqiptare e Futbollit regjistron një tjetër rënie në renditjen më të re të listës së FIFA-s, pasi në përpilimin e fundit, zë vendin e 84-të me 384 pikë në total.
Edhe pse ‘kuqezinjtë’ nuk kanë luajtur asnjë ndeshje zyrtare gjatë muajit të kaluar, kombëtarja po vazhdon të humbë vende në renditjen e më të mirëve të të FIFA-s, dhe tani ndodhet në vendin e 84-të, duke humbur katër pozicione. Para Shqipërisë ndodhen kombëtaret e cila llogariten në letër më të dobëta se ‘kuqezinjtë’, si Jordania, Burkina Faso e Uzbekistani.
Ndërkohë në krye të renditjes nuk ka ndryshime. Spanja ende ndodhet në vendin e parë, por tani është duke u ndjekur më nga afër nga Gjermania dhe Uruguaj. Këto kombëtare kanë kaluar Holandën, e cila tani ndodhet në vendin e katërt, përpara Portugalisë, Brazilit, Anglisë dhe Kroacisë, e cila ka lëvizur me dy vende.
Rënien më të madhe prej kombëtareve gjigante ka shënuar Italia, e cila ka rënë për tre pozicione duke u renditur tani në vendin e 12-të, pas Rusisë.(rb/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com