Kombëtarja U-19 fiton 2-0 me 
​Greqinë në sytë e Panuccit

Kombëtarja U-19 fiton 2-0 me <br />​Greqinë në sytë e Panuccit<br>
Shqipëria U-19 e drejtuar nga Erjon Bogdani ka arritur suksesin e radhës në turneun “Roma Caput Mundi”. Kombëtarja shqiptare e futbollit U-19 ka mundur në ndeshjen e dytë përfaqësuesen e Greqisë me rezultatin e pastër 2-0.  

Ka mjaftuar nga një gol për secilën pjesë, në të parën ka qenë Samuel Nezha ku ka ekzekutuar saktë nga pika e penalltisë dhe në pjesën e dytë ka vulosur fitoren Patrik Pasha me golin e shënuar, kombëtarja po bën mirë duke kërkuar suksesin e radhës në ndeshjen që do të zhvillohet ditën e enjte, C.R Lazio – Shqipëri. 

I pranishëm gjatë ndeshjes, ka qenë edhe trajneri i përfaqësueses A, Christian Panucci, i cili ka vëzhguar futbollistët e rinj. Kujtojmë që në vitin 2017 skuadra U-19 u shpall fituese e turneut, pasi mundi në finale Rumaninë U-19. Kundër Greqisë përfaqësuesja jonë e filloi ndeshjen me këtë formacion: Ismajlgeci, Isufi, Syla, Nezha, Gkertos, Pasha, Lekaj, Pëllumbi, Koci, Halili dhe Tafa.

Keto janë rezultatet e deritanishme të Shqipërisë U-19 në këtë turne:
19 shkurt 2018 – Shqipëri 5-1 Maltë
20 shkurt 2018 – Shqipëri 2-0 Greqi

Ndeshja finale e turneut është parashikuar për t’u zhvilluar në datën 23 shkurt në orën 10:30.

Redaksia Online
l.q/Shqiptarja.com

 

  • Sondazhi i ditës:

    Djegin karriget dhe sende drejt Spiropalit, si e vlerësoni aksionin e PD?



×

Lajmi i fundit

Spahiu: Partitë e reja dështojnë sepse, populli voton por Rama-Berisha numëron

Spahiu: Partitë e reja dështojnë sepse, populli voton por Rama-Berisha numëron