Kombëtarja U21 'Shpresat',Bushi
me risi premton maksimumin

Kombëtarja U21 'Shpresat',Bushi<br />me risi premton maksimumin


 
Gjak i ri në Kombëtaren Shpresa të drejtuar nga Alban Bushi, i cili nis zyrtarisht punën për ndeshjen miqësore në datën 5 Qershor ndaj Francës dhe ate zyrtare ndaj Estonisë më 12 Qershor ora 20:00. Trajneri i kuqezinjve ka arritur të bëjë një revolucion në radhët e 21-vjeçarve ku bien në sy shumë emra debutues, një miks mes lojtarëve që aktivizohen në Kategorinë Superiore dhe në kampionatet e huaja. Ilirian Ceka në pozicionin mbrojtës i majtë do të debutojë në Kombëtaren Shpresa bashkë me disa emra të tjerë ku bie në sy mbrojtësi i Tiranës, Albi Doka, i cili sapo mbylli një sezon pozitiv me fanellën bardheblu në aspektin personal. Një tjetër risi është edhe mbrojtësi i Grasshopers, Arjan Qollaku. Trajneri Alban Bushi e pranon se ka në dispozicion një skuadër shumë të re por edhe të talentuar. Miqësorja e 5 Qershorit ndaj Francës në vendin tonë është një test shumë i rëndësishëm për kuqezinjtë në prag të debutimit për fazën eliminatore të Euro 2019 ku Shqipëria është shortuar në Grupin 2 dhe do të sfidojë Estoninë pak ditë më vonë. “Trajneri ka presion por këta janë lojtarët më të mirë të mundshëm që kemi zgjedhur. Duhet të mendojmë vetëm për miqësren me Francën dhe do të kërkojmë të bëjmë lojën tonë me skemë sulmuese në të dyja ndeshjet. Të japim maksimumin në të dyja takimet.”
Bushi nuk e pranon që skuadra e grumbulluar ka pak sulmues cilësorë në dispozicion, duke theksuar se skema ofensive nuk lidhet me emrat e lojtarëve por me pozicionimin e tyre në fushën e lojës dhe dëshirën që do të tregojnë për ta sulmuar kundëershtarin. Në vijim, ai ndalet edhe te emrat e thirrur nga Kategoria Superiore, duke nënvizuar se pret shumë prej lojtarëve që u ka dhënë besim. “Të gjithë lojtarët e thirrur janë shumë premtues. Kemi nxjerrë emra me peshë edhe për Kombëtaren e Madh. Shqipëria ka shumë lojtarë, po punohet shumë mirë te moshat dhe kam shpresë që edhe U-19 do të na furnizojë me emra të rëndësishëm.” Bushi karikon skuadrën e tij duke mos vendosur objektiva pasi kualifikimi në fazën finale mbetet një mision i vështirë. Gjithsesi, numri 1 i stolit kuqezi kërkon maksimumin për të tentuar gjithçka për gjithçka. “Duhet të japim maksimumin në të gjitha ndeshjet. Ndeshja me Estoninë është shumë e rëndësishme dhe duhet ta shikojmë si një finale, ashtu si çdo ndeshje tjetër. I kemi të gjitha shanset për t’u kualifikuar. Me mua luan ai që jep maksimumin në stërvitje.” Në fund, Bushi e pranon se grupi që ka në dispozicion me një moshë mesatare 19 vjeç, mund të hasë vështirësi në ambvjentim, por ai i mëshon faktit se talenti që ata kanë do ta eklipsojë këtë problem.

  • Sondazhi i ditës:

    A mendoni se protestat mund ta forcojnë pozicion politik të PD-së?



×

Lajmi i fundit

Ervin Salianji kërkon pezullimin e vendimit të Apelit që e dënoi me 1 vit burg, Gjykata e Lartë shqyrton kërkesën më 15 Tetor! Ja gjyqtari relator

Ervin Salianji kërkon pezullimin e vendimit të Apelit që e dënoi me 1 vit burg, Gjykata e Lartë shqyrton kërkesën më 15 Tetor! Ja gjyqtari relator