Pandemia nuk ka ndaluar njerëzit të largohen nga shtëpitë e tyre, tyre për shkak të konfliktit, persekutimit dhe abuzimeve të të drejtave të njeriut. Vitin e kaluar ku lëvizjet kanë qenë të limituara për shkak të pandemisë, numri i emigrantëve është rritur dukshëm.
Dekadën e kaluar numri I personave të zhvendosur është dyfishuar, në raport me dekadën e parë të shekullit 21, duke arritur në 82.4 milionë në fund të vitit që lamë pas, deklaruan Kombet e Bashkuara.
“Gjatë pandemisë, në një vit në të cilin lëvizja ishte praktikisht e pamundur për shumicën prej nesh, 3 milionë njerëz janë zhvendosur me forcë”, tha për Reuters, Komisioneri i Lartë i Kombeve të Bashkuara për Refugjatët.
70% e personave të zhvendosur janë nga pesë vende, Siria, Venezuela, Afganistani, Sudani i Jugut dhe Mianmar.
“Trendet për fat të keq kanë vazhduar. Pra, nëse do të duhej të punonim për të azhurnuar shifrat për gjashtë muajt e parë të 2021, me siguri do të shohim një rritje të mëtejshme”, u shpreh z. Grandi.
Vitin e kaluar rrëfejnë autoritetet janë zhvendosur rreth 11.2 milion ë persona ishin më shumë se në 2019. Sipas UNHCR Rreth 42% e të zhvendosurve kanë qenë fëmijë.
Raporti i Agjencisë së Refugjatëve të Kombeve të Bashkuara zbuloi se në vitin 2020, 250 000 emigrantë u zhvendosën në vendet e tyre të origjinës dhe 34.400 u vendosën në vende të treta.
Ata u vendosën në Shtetet e Bashkuara, Kanada dhe Evrope