Pas finales së madhe në Moskë, kombëtarja e Kroacisë është kthyer në vendlindje, në Zagreb. Nuk ka munguar dhe pritja e ngrohtë nga tifozët të cilët janë mbledhur në aeroport për të pritur kombëtaren e tyre.
Kroacia ishte një nga skuadrat surprizë të këtij Botërori pasi askush nuk e besonte që do të arrinte deri në finale. Njerëz të shumtë me banderola në duar janë mbledhur nëpër rrugët e Zagrebit për të falenduar kombëtaren e tyre për arritjen.
Tifozët mirëpresin kombëtaren e Kroacisë
Komento