Fitorja 0-1 në Andorra ishte e pesta radhazi për Kombëtaren e Sylvinhos, duke vendosur kështu një rekord sa i takon sukseseve. Megjithëse mes tyre janë edhe dy miqësoret kundër Gjibratarit dhe Jordanisë, fakt është se pesë fitore radhazi nuk ishin arritur kurrë në historinë e ekipit, duke treguar për momentin e mirë që po kalon ekipi.

Humbja e fundit e Shqipërisë daton më 21 mars të këtij viti në Londër, kur Anglia nga mposhtte 2-0. Prej asaj date, Shqipëria ka regjistruar tetë ndeshje pa humbje, dy barazime dhe gjashtë fitore, pesë nga të cilat radhazi.

Këto suksese radhazi kanë ardhur kundër Gjibraltarit (miqësore), Letonisë, Serbisë, Jordanisë (miqësore) dhe Andorrës. Në këto pesë sfida, Shqipëria ka shënuar 8 gola dhe ka pësuar vetëm 2, në miqësoren ndaj Jordanisë, të fituar me rezultatin 4-2.

Tanimë skuadra do zbresë në fushë më 16 nëntor në Tiranë, ku vizitor në "Air Albania" do jetë Anglia. Sfida e orës 18:00 është e fundit për Grupin K kualifikues dhe nuk ka vlerë për renditjen në grup. Anglia është e para në renditje dhe ka siguruar biletën për në finalet e Kupës së Botës 2026, teksa Shqipëria zyrtarisht është në vendin e dytë dhe do luajë në play-off për të synuar fazën finale të eventit që verën e ardhshme zhvillohet në Amerikën e Veriut.