Sipas të dhënave statistikore të FlashScore, në ndeshjet zyrtare të kombetares sonë qysh kur drejtimin e saj e mori në dorë Silvinjo, kundershtarët kanë kryer më shumë sulme të rrezikshme se ne. Por ato kanë patur përqindjen më të ulët të përfundimit me gjuajtje drejt portës.
Më tej, ato gjuajte kanë patur përqindjen më të ulët të përfundimit në kuadratin e portës. Dhe ç'është më e rëndësishme, goditjet në kuadrat kanë patur përqindjen më të ulët të kthimit në gol.
Nga ana tjetër, edhe pse ne kemi patur më pak sulme të rrezikshme se kundërshtarët, përqindja e përfundimit të tyre me gjuajte drejt portës ka qenë më e larta. Si edhe përqindja e tyre në kuadrat dhe e shndërrimit në gol.