Kombëtarja shqiptare e futbollit do luajë kundër Polonisë në gjysmëfinalen play-off për një vend në finalet e Kupës së Botës 2026, që zhvillohen verën që vjen në SHBA, Kanada dhe Meksikë. Ndeshja e parë për djemtë e Sylvinhos do jetë në transfertë, teksa nëse dalin fitues në ndeshjen teke do përballen në finalen play-off kundër fituesit të çiftit Ukrainë - Suedi. Sërish goglat kanë vendosur që nëse tanët kalojnë më tej, edhe finalen play-off do e luajnë në udhëtim.


Lajmi kryesor:

Play-off i Botërorit 2026/ Shqipëria luan kundër Polonisë, Kosova gjen Sllovakinë! Kuqezinjtë në finale me fituesin e Ukrainë - Suedi, Italia e 'gjen shtruar'