Kombëtarja/ Epilogu i një Europiani! Kush luajti më shumë dhe cili më pak, ja lojtarët me asnjë minutë në Euro 2024 te Shqipëria

Kombëtarja/ Epilogu i një Europiani! Kush luajti më shumë dhe cili më pak, ja lojtarët me asnjë minutë në Euro 2024 te Shqipëria

Kombëtarja

Tre ndeshje, një pikë, tre gola të shënuar dhe pesë të pësuar. Kjo është ecuria e dhjetë ditëve të Kombëtares në Euro 2024, ku të besuarit e Sylvinhos ia dolën të merrnin një pikë kundër Kroacisë pas barazimit 2-2, si dhe humbën me Italinë dhe Spanjën.

Paçka eliminimit, kuqezinjtë bënë një paraqitje të mirë, duke bërë me "dhimbje koke" rivalët në "Grupin e Ferrit", teksa dërguan Kroacinë në shtëpi. Me rëndësi është edhe njohja me minutat e çdo lojtari, si edhe me emrat që nuk u futën në fushë për asnjë çast nga Sylvinho.

Shtatë nga 26 futbollistët e ftuar nga Sylvinho nuk arritën fare të debutojnë apo të shijojnë as edhe për një minutë Kampionatin Evropian. Portierët Etrit Berisha dhe Elhan Kastrati, mbrojtësit Ardian Ismajli, Enea Mihaj, Marash Kumbulla dhe Naser Aliji, si dhe mesfushori Amir Abrashi ishin shtatë lojtarët që nuk u paraqiten fare në Euro 2024.

Përveç tyre, pesë ishin lojtarët që luajtën të gjitha minutat në tre ndeshjet e Euro 2024, duke mbledhur nga 270 minuta. Thomas Strakosha, Berat Gjimshiti, Mario Mitaj, Arlind Ajeti dhe Kristjan Asllani luajtën minutat e plota në Euro 2024.

Pas tyre vijnë Ylber Ramadani me 265 minuta, Nedim Bajrami me 247 minuta dhe Jasir Asani me 213 minuta. Elseid Hysaj luajti 180 minuta, Qazim Laçi 165 minuta, Rey Manaj 158 minuta dhe Armando Broja me 109 minuta.

Lojtarët që morën më pak minuta ishin Taulant Seferi me 95 minuta, Ivan Balliu me 90 minuta, Arbër Hoxha 50 minuta, Medon Berisha 21 minuta, Jurgen Gjasula 19 minuta, Ernest Muçi 14 minuta dhe Mirlind Daku 6 minuta.

S.DH/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Censi 2023, popullsia u tkurr me 419 mijë në 12 vite, cili është shkaku?



×

Lajmi i fundit

Fier/ Përfshihen nga zjarri masiv kodrat me ullishte në Peshtan të Vogël

Fier/ Përfshihen nga zjarri masiv kodrat me ullishte në Peshtan të Vogël