SHQIPËRI 0-1 SPANJË/ Djema kokën lart, ishte vitrina e futbollit! Kombëtarja eliminohet nga Europiani 2024! Italia e mbyll e dyta dhe gjen Zvicrën në 1/8

SHQIPËRI 0-1 SPANJË/ Djema kokën lart, ishte vitrina e futbollit! Kombëtarja eliminohet nga Europiani 2024! Italia e mbyll e dyta dhe gjen Zvicrën në 1/8

Kombëtarja shqiptare e dëshpërur kundër Spanjës

DUSSELDORF - Kombëtarja shqiptare humbi 0-1 ndaj Spanjës në ndeshjen e tretë dhe të fundit për Grupin B të Euro 2024 dhe me vetëm një pikë është zyrtarisht e eliminuar nga "Gjermani 2024". 

Ndeshja në Dusseldorf u vendos nga goli i Ferran Torres në minutën e 13-të të ndeshjes. Një pakujdesi e prapavijës sonë bëri që pasimi final i Olmos të mbërrinte në këmbët e Torres, që me të majtën goditi bukur dhe mposhti Strakoshën, duke e ndalur topin në shtyllë dhe më pas në rrjetë.

Minutat në vijim folën për iberikët, që paçka se kishin hedhur në fushë ekipin B nuk iu ndanë filozofisë së lojës "tiki-taka" dhe u dukën superior. Rasti i vetëm i rrezikshëm për tanët ishtë në minutën e 45-të, kur Asllani me një të djathtë nga jashtë zone bëri që Raya të thirrej në apel dhe të ndalte në një mënyrë fantastike goditjen.

Nisja e pjesës së dytë ishte e njëjtë, teksa futja në fushë e Brojës, Hoxhës dhe Medon Berishës i dha tjetër hov lojës sulmuese. Ngacmimet e Hoxhës nxorën disa herë tanët në pozicion goditës, por pa mundur të rrezikonim.

Në minutën e 64 Broja mori një pasim fantastik nga Asllani, me sulmuesin që goditi direkt, por pa mundur të mposhtet Rayan që devijoi në këndore. Fundi i sfidës ishte më kërkues për tanët, që paçka futjes së Muçit nuk prodhuan më raste të mira. Ferran Torres, ai që vendosi duelin u zgjodh "Lojtari i Ndeshjes" nga UEFA.

Kështu Shqipëria me vetëm një pikë pas tre ndeshjeve është jashtë Euro 2024. Tanët e nisën këtë aventurë në 15 qershor me humbjen 2-1 me Italinë, barazuan 2-2 me Kroacinë më 19 qershor dhe sot humbën 0-1 me Spanjën. Tre ndeshje, asnjë fitore, një barazim dhe dy humbje për kuqezinjtë që shënuan tre gola dhe pësuan pesë në aventurën e dytë në Europian. Kundër Spanjës kuqezinjtë kanë nëntë humbje në histori, në po kaq ndeshje.

Ndërkohë në ndeshjen tjetër të mbrëmjes Kroacia dhe Italia barazuan 1-1 dhe me këtë rezultat të kaltrit e Spallettit janë në 1/8 së bashku me Spanjën kryesuese. Modric shënoi për kroatët, kjo pasi më herët humbi një penallti. Ndërkohë Italia iu fal Zaccagnit në minutën e fundit të sfidës, për mos u turpëruar. Modric në moshën 38 vjeç e 289 ditë bëhet lojtari më i vjetër që ka shënuar ndonjëherë në një Europian, por kjo s'e ka ndihmuar Kroacinë e tij që eliminohet nga Euro 2024.

Nga Grupi B, Spanja dhe Italia janë në fazën e 1/8 duke iu bashkuar ekipeve të kualifikuara më herët si: Gjermania, Portugalia dhe Zvicra. Çifti i vetëm i 1/8 i konfirmuar deri tani është Zvicër - Itali.

Komentet më të rëndësishme:

90+4' Mbyllet 0-1 ndeshja. Shqipëria jashtë Euro 2024.

90+2' Broja pranë golit të barazimit me goditjen nga brenda zonës, pret Raya.

90' Katër minuta shtesë.

83' Arbër Hoxha hyn nga brenda, goditja përfundon në tribuna.

81' Jasir Asani i bën vend Ernest Muçit.

77' Asllani me të majtën nga jashtë zone, sfera del jashtë.

71' Ferran Torres dhe Joselu dalin te Spanja, Lamin Yamal dhe Morata në fushë.

70' Arbër Hoxha dhe Medon Berisha në fushë, dalin Laçi dhe Bajrami. 

66' Nedim Bajrami merr karton të verdhë për protesta, në përsëritje duket faull për fantazistin tonë.

64' Lëvizje e bukur e Brojës, Asllani pason bukur, por sulmuesi godet dhe pret Raya.

58' I gjithë stadiumi brohoret emrin e Armando Brojës, sulmuesi merr vendin e Manaj. 

52' Ndihmësi i Sylvinhos në stol, Doriva merr karton të verdhë për protesta.

47' Joselu me "vole" fantastike nga brenda zonës, Shqipëria me fat.

46' Nis pjesa e dytë, Le Normand merr vendin e Laporte te Spanja. Sylvinho i beson zgjedhjeve të para.

45+1' Mbyllet 0-1 pjesa e parë me gol të Ferran Torres.

45' Një minutë shtesë.

45' Kristjan Asllani tenton nga jashtë zone në mënyrë fantastike, Raya përgjigjet në të njëjtën mënyrë. Rasti i parë për tanët.

43' Spanja kualitet në sulm, prapavija kuqezi në vështirësi.

42' Berisha, Ismajli dhe Arbër Hoxha në nxehmje.

41' Ferran Torres provon me kokë pas një krosimi nga e majta e sulmit, topi del jashtë.

32' Muçi, Seferi dhe Broja dalin në nxehmje.

30' Spanja kontrollon lojën, tanët provojnë të thyejnë aksionet dhe shpresojnë te kundërsulmi.

13' Ferran Torres kalon Spanjën në epërsi. Një vertikalizim i Olmo gjen "zbuluar" mbrojtjen kuqezi dhe sulmuesi spanjoll me të majtë e stampon topin në shtyllë dhe më pas në rrjetë. Për herë të parë në Euro 2024 Shqipëria pëson gol e para.

12' Laporte sërish me kokë te Spanja, topi del jashtë.

12' Merino me kokë nga brenda zonës, pret Strakosha.

10' Tanët vendosen mirë me disa raste të rrezikshme, Spanja qarkullon topin.

2' Manaj pretendon për prekje topi me dorë në zonën e Spanjës, gjithçka e rregullt. Vijon loja.

2' Fillim i mirë për tanët, ushtrojmë presion në zonën e iberikëve.

1' Nis ndeshja me topin e parë shkelmuar nga Shqipëria. 35 mijë shqiptarë në stadium.

Formacionet zyrtare:

SHQIPËRIA: Strakosha, Balliu, Ajeti, Gjimshiti (C), Mitaj, Asllani, Ramadani, Laçi, Asani, Bajrami, Manaj.

SPANJA: David Raya; Navas, Laporte, Vivian, Grimaldo; Merino, Zubimendi, Olmo; Ferran, Joselu, Oyarzabal.

Arbitër: Glenn Nyberg (Suedi)

Stadiumi i Dusseldorfit, 49 mijë vende

Renditja në Grupin B pas ndeshjeve të treta:

 

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 23:35
'Prisnin që të humbisnim 4-0', Sylvinho pas eliminimit: Dalim me kokën lart, duam emocionet e Botërorit


Trajneri i Kombëtares, Sylvinho foli pas humbjes 0-1 me Spanjën dhe eliminimit të Shqipërisë nga Euro 2024.

“Sigurisht që dalim me kokën lart. Ishim në grupin e vdekjes, në një grup me kampionë Europe dhe Bote. Jam i trishtuar për rezultatin, por kemi bërë mirë në të tri ndeshjet. Kemi luftuar gjithmonë deri në fund. Kemi arritur në një pikë të rëndësishme në këtë Europian.

Të gjithë 6-7 lojtarë të rinj në fushë. Por edhe lojtarët e tjerë me eksperiencë kanë bërë mjaft mirë. Të gjithë prisnin të humbnim nga 3-0 apo 4-0, por kemi qenë gjithmonë aty në të tri ndeshjet duke luftuar.

E ardhmja? Është Nations League dhe më pas eliminatoret e Kupës së Botës. Falënderoj Federatën, gjithë stafin dhe gjithë njerëzit me të cilët kemi punuar. Kemi bërë gjëra të mirë, kemi treguar rritje. Është e rëndësishme të vazhdojmë të luajmë dhe të provojmë sërish emocionet e Europianit dhe Botërorit”, u shpreh trajneri i Shqipërisë.

Ora 23:30
NOTAT/ Asllani e Mitaj më të mirët ndaj Spanjës! Manaj, Strakosha e Bajrami më të dobëtit

Notat e ndeshjes nga FlashScore

Strakosha, Bajrami dhe Manaj janë vlerësuar si më të dobëtit e ndeshjes nga titullarët. Në anën tjetër Kristjan Asllani si më i miri. Ai eshte vlerësuar me notën 7.5 dhe i dyti pas tij është Mario Mitaj që është vlerësuar me notën 7.3

Në këtë mënyre 20-vjeçari i krahut të majtë të mbrojtjes dhuron një tjetër paraqitje të mirë dhe padyshim që kjo ia ka rritur edhe më shumë vlerën atij.

Ora 23:30
Shqipëria humb përballë Spanjës, tifozët kuqezi për Report Tv: Loja ishte emocionuese! Nuk e merituam këtë humbje

 

1719264892_tifozi.jpg

Kombëtarja shqiptare humbi 0-1 ndaj Spanjës në ndeshjen e tretë dhe të fundit për Grupin B të Euro 2024 dhe me vetëm një pikë është zyrtarisht e eliminuar nga "Gjermani 2024".

Pas përfundimit të ndeshjes, tifozët folën për Report Tv, të pyetur nga gazetari Ernest Koçi, ata thanë se pavarësisht humbjes ndeshja kombëtarja luajti mirë.

“Ka qenë një ndeshje që domimuan”, tha një tifozë.

“I kënaqur. Nuk e merituam këtë humbje, por kishin fat më shumë spanjollët. Broja është lojtari i preferuar i jemi, shumë më herët duhet që të futej në lojë”, tha një tjetër tifozë për Report Tv.

“Kanë luajtur mirë dhe na kanë bërë të lumtur. Ka pas shumë shqiptar dhe nuk u dalluan tifozët spanjollë. Loja ishte emocionuese, jemi kënaqur shumë”, një tifozi.

“Jemi të kënaqur, kemi luajtur mirë. Është një ditë e veçantë sepse shqiptarët janë bërë bashkë dhe janë bashkuar”, tha një tifozë.

Ora 23:29
Berat Gjimshiti: Faleminderit të gjithëve, të rinjtë janë e ardhmja


Berat Gjimshiti, kapiteni i ekipit kombëtar të Shqipërisë foli pas humbjes 1-0 ndaj Spanjës, që solli fundin e rrugëtimit të kuqezinjve në Euro 2024.

"E filloj nga ekip, stafi, të gjithë që kanë qenë të pranishëm. Jam i lumtur për të gjithë ekipin për performancat që kemi treguar në fushë, jo shumë për ndeshjen e parë, ku u emocionuam.

Falenderoj gjithë tifozët që na kanë përkrahur dhe mbështetur kaq shumë në çdo ndeshje. Gjëja më e rëndësishme është të shohim përpara. Patëm një grup ndër më të vështirët.

Treguam ndeshje të mira. Kemi bërë gabime, por është një eksperiencë e madhe për ne. Për të gjithë që bënë Europianin e parë, siç jam edhe unë. Të rinjtë do të mësojnë dhe do të përmirësohen shumë”, deklaroi qendërmbrojtësi kuqezi.

Ora 23:25
Incident në ndeshjen Spanjë-Shqipëri, tifozi shqiptar futet në fushë

 

 

Një incident ka ndodhur në ndeshjen mes Shqipërisë dhe Spanjës, ku një tifozë shqiptar ka hyrë në fushë.

Në pamjet e siguruara nga gazetari i Report Tv Ernest Koçi, tifozi shihet teksa vrapon në fushë dhe më pas kapet nga rojet e sigurisë së stadiumit.

Ora 21:59
I shënoi Shqipërisë në minutën e 13-të, Ferran Torres vendos rekord te Spanja


Sulmuesi i Spanjës, Ferran Torres gjeti rrugën e rrjetës në minutën e 13-të në duelin ndaj Shqipërisë. Me golin e realizuar, sulmuesi i cili është pjesë e Barcelonës, u bë lojtari i përfshirë në më shumë gola në të gjitha garat me Luis De La Fuenten si trajner. Plot 5 gola dhe 2 asiste për Ferran Torres, me trajnerin aktual të iberikëve. Askush si ai.

 

Ora 19:37
FORMACIONET ZYRTARE/ Sylvinho zgjedh 'luftëtarët', Rey Manaj lë në stol Brojën! Balliu nga minuta e parë kundër Spanjës

Trajneri i Kombëtares, Sylvinho ka ndarë mendjen dhe ka publikuar formacionin anti-Spanjë. Ndërkohë Spanja luan me ekipin "B".

Formacionet zyrtare:

SHQIPËRIA: Strakosha, Balliu, Ajeti, Gjimshiti (C), Mitaj, Asllani, Ramadani, Laçi, Asani, Bajrami, Manaj.

SPANJA: David Raya; Navas, Laporte, Vivian, Grimaldo; Merino, Zubimendi, Olmo; Ferran, Joselu, Oyarzabal.

Ora 19:02
VIDEO/ Skënderbeu humbet dhe 'dorëzon' shpatën, vajza spanjolle e mposht në mundje dore para Shqipëri - Spanjë


Tifozët e Kombëtares dhe ata të Spanjës kanë krijuar një atmosferë fantastike në Dusseldorf, kjo para Shqipëri - Spanjë e vlefshme për Euro 2024. Momentet mes dy tifozerive janë disa, teksa spikati mundja e dorës që një vajzë spanjolle i bëri tifozit kuqezi të veshur si Skënderbeu. Në fund ai u detyrua të "dorëzonte" shpatën. "Teuta ishte Mbretëresha e vetme e deteve", thotë ai në fillim.

Ora 18:40
Sylvinho me mbështetje speciale para ndeshjes me Spanjën


Shqipëri - Spanjë luhet sot në 21:00 për Grupin B të Euro 2024. Edhe trajneri i Kombëtares, Sylvinho ka tifozë të veçantë sot në stadiumin e Dusseldorfit. Vajza e tij, Tati Mendes dhe bashkëshortja janë veshur me ngjyrat e Shqipërisë dhe janë gati për 90 minuta të zjarrta.

Ora 18:29
Krahu i djathtë i Sylvinhos, ndihmësi Zabaleta: Lajthitje nëse mendojmë se Spanja do na tolerojë

1719246613_1685110550pablozabaleta.jpeg
Ndihmës trajneri i Shqipërisë, Pablo Zabaleta ka folur për "AS" duke analizuar ndeshjen mes Kombëtares dhe Spanjës, e cila luhet sot në 21:00.

Si mbërriti Zabaleta në Shqipërinë e Sylvinhos?

Pas katër vitesh në “pension”, doja të përfshihesha në botën e trajningut. Takova Sylvinhon një vit duke luajtur për Manchester City dhe prej andej lindi një miqësi shumë e mirë. Detyra ime është të filtroj sa më shumë informacion tek ai, shumë analiza të rivalit, të përgatis detyrat në stërvitje… Por Silvio gjithmonë është ai që merr vendimin përfundimtar.

Cili është vlerësimi juaj për Europianin e deritanishëm të Shqipërisë?

Shumë pozitiv. U mundëm me Italinë, por duke konkurruar mirë, me një shans në fund që do të na jepte një pikë. Edhe kundër Kroacisë zhvilluam një ndeshje të shkëlqyer në përgjithësi.

Dhe tani Spanja

Po, rivali më i vështirë në grup. Unë shkova me Sylvinhon për të parë ndeshjen Spanjë-Itali në Gelsenkirshen, është 40 minuta nga Kamen ku qëndrojmë të grumbulluar. Është ndryshe ta shohësh një ndeshje në televizor, ndryshe ta shohësh në video dhe ndryshe ta shohësh drejtpërdrejt në stadium. Kur je në stadium sheh shumë gjëra të veçanta. Kisha kohë pa parë një skuadër të dominonte në nivele të tilla siç bëri Spanja kundër Italisë.

Ju ka bërë vërtet kaq shumë përshtypje?

Shumë… Në të gjitha ndeshjet zakonisht ka faza në të cilat rivali heq dorë nga dominimi, por në këtë rast Italia nuk ia doli. Spanja dominoi nga minuta e parë deri në fund. Ata menaxhojnë aq shumë regjistra saqë kur dëshironi të mbuloni një cilësi, ata përfundojnë duke kërkuar një mënyrë tjetër për të arritur në krye dhe vazhdimisht të krijojnë rrezik për ju.

Supozohet të jetë një lajm i mirë për Shqipërinë që Spanja tashmë është e kualifikuar. Ju si e shihni?

Epo kjo është diçka që kemi diskutuar, por nuk ka shumë kuptim. De la Fuente ka thënë se Spanja nuk do ta nënvlerësojë ndeshjen dhe jam i sigurt se do të dalin me më të mirët, edhe pse Rodri nuk mund të luajë për shkak të pezullimit. Duhet të përgatitemi për Spanjën më të mirë dhe më pas do të shohim nëse do të ketë ndryshime. Gjithashtu: nëse luajnë lojtarë si Joselu, Ferrán… nuk bën ndonjë ndryshim, sepse ata janë futbollistë me një nivel të jashtëzakonshëm.

Çfarë mendoni për Niko Uilliams dhe Jamal?

Që Lamine që ende nuk i ka mbushur 17 vjeç, po bën atë që po bën është e admirueshme. Aq i ri dhe duke luajtur me atë personalitet, sa nuk shqetësohet për skenën, saqë kërkon vazhdimisht topin për të gjeneruar një kundër një gjatë gjithë kohës. Dhe e njëjta gjë në anën tjetër me Nikon, i cili menaxhon të dy profilet.

Me cilin lojtar do të ndërronit fanellën këtë të hënë nëse do të ishit ende futbollist?

Epo… E kam takuar Jesus Navasin për vite te Citi dhe e vlerësoj shumë atë dëshirë dhe atë përmbushje fizike me të cilën vazhdoj ta shoh atë të konkurrojë. Ai është i datëlindjes 1985 si unë. Ka raste kur futem në fushë me djemtë dhe nuk lëviz dot. Por shoh që Navas vazhdon të konkurrojë dhe them me vete, nga çfarë përbëhet ky njeri? Do të përpiqem ta përqafoj dhe ta përgëzoj, sepse është shumë e bukur ta shohësh një si ai të vazhdojë të luajë në një kampionat Evropian në moshën e tij.

Ora 17:55
De Biasi mesazh Spanjës: Shqipëria ka kualitet, sot japin 101 përqind


Ish-trajneri i Kombëtares, Gianni De Biasi ka folur për "AS" në Spanjë, teksa ka paralajmëruar kombëtaren iberike për cilësinë e kuqezinjve.

“Ata (Shqipëria) do të japin 101 për qind. Kanë kualitetin në mesfushë, sepse Bajrami, Ramadani ose Asllani i Interit janë shumë të rinj dhe mund të bëjnë gjëra të mëdha. Është grupi më i keq që kanë mundur të jenë”, tha ai.

Ora 17:37
Si tentoi Spanja të blinte ndeshjen kundër Shqipërisë! Prapaskenat e një trukimi

Në historikun mes dy kombëtareve ekziston një ndeshje që nuk u luajt kurrë, ajo e planifikuar për në dhjetor të 1991-shit në Tiranë për shkak të situatës politike në Shqipëri. Federata Shqiptare e Futbollit nuk e priti aspak mirë vendimin e marrë nga UEFA.

Ajo ndërmori një betejë ligjore dhe përfundoi duke marrë kompensim nga UEFA prej 10 milionë pesetash (60 mijë euro). Por, në duelet mes dy kombëtareve spikat takimi i vitit 1993, i luajtur në Tiranë, që u tentua të blihej, nëpërmjet një ndërmjetësi dhe pas ofertës befasuese përfundoi me fitoren 1-5 të iberikëve. Në shtator 1993 Spanja kthehet të luajë në Shqipëri. Shqipëria nuk kishte shumë që kishte dalë nga regjimi komunist dhe situata, veçanërisht ajo ekonomike ishte mizerabël.

Në një artikull të së përditshmes “Mundo Deportivo” të disa kohëve më parë thuhet se, në duelin e 22 shtatorit të vitit 1993, u shënua një tentativë për trukim.

“Një ndërmjetës spanjoll, i cili fluturoi në çarterin e skuadrës i ofroi Federatës Mbretërore të Futbollit Spanjoll (RFEF), përmes Huan Espinos, zëvendëspresident i futbollit amator, blerjen e mundshme të ndeshjes.

‘Ne jemi të gjithë të çmendur’, ka qenë përgjigja e prerë e presidentit Angel Maria Vijar asokohe.

Në fushë u shuan të gjitha dyshimet. Ishte faza kualifikuese për Botërorin SHBA 1994 dhe në Tiranë, Spanja luajti me një ekip të përbërë nga Zubizareta, Alkorta, Kamarasa, Nadal, Goikoeçea, Hulen Guerrero Hierro, Kaminero, Toni, Hulio Salinas dhe Alfonso. Pep Guardiola dhe Kike Estebaranz hynë në pjesën e dytë.

Gjysmë ore pas ndeshjes, skuadra e drejtuar nga Havier Klemente po fitonte në shifrat 0-3. Një tregolësh i Salinas, plus golat e Tonit dhe Kamineros vendosën rezultatin përfundimtar 1-5.

Asokohe FSHF e dënoi rëndë lajmin që kishte të bënte me tentativën e trukimit të takimit të shtatorit të vitit 1993. Madje FIFA hoqi dorë nga hetimi i këtij takimi në lidhje me akuzat e hedhura ndaj Shqipërisë për marrje ryshfeti nga ana e Spanjës.

Ora 17:17
Lamin Yamal hap telashe, Spanja mund të gjobitet me 30 mijë euro

Foto: Lamin Yamal

Lamin Yamal është një nga lojtarët më të mirë në skuadrën e Luis De la Fuente që ka tërhequr vëendjen në Euro 2024.

Megjithatë,ajo që ka bërë më shumë përshtypje është mosha e Yamal, vetëm 16 vjeç, e cila  mesa duket se do të shkaktojë probleme për Spanjën.

Gjermania është e njohur për ligjet e tij strikte, të cilat i zbaton pa përjashtim. Njëri prej tyre thotë se asnjë i mitur nuk lejohet të punojë pas orës 20:00, shkruan prestigjozja Bild.

Për sportistët e mitur ka një veçanti që i lejon ata të garojnë deri në orën 23:00, sipas kushteve. 

Deri më tani ky ligj nuk ka shkaktuar asnjë problem për Spanjën. Por sonte ndaj Shqipërisë, trajneri i kombëtares mund të lërë jashtë 16-vjeçarin, aq më tepër që Spanja tashmë ka siguruar kualifikimin dhe vendin e parë në grup.

Sipas legjislacionit të vendit, çdo lojë e luajtur nga lojtari i ri pas orës 23:00 do t’i kushtojë shtetit spanjoll 30 mijë euro.

Edhe pse është një ngjarje e madhe sa Europiani, duket se Gjermania nuk tërhiqet lehtë sa i përket rregullave të saj.

Ora 16:52
Berat Gjimshiti vendos rekord kundër Spanjës

1718813129_beratgjimshiti.jpg

Berat Gjimshiti është lojtari i Kombëtares me më shumë minuta këtë sezon, duke vendosur një rekord aktivizimesh.

Berati në Serie A me Atalantën ka qenë në fushë në 37 ndeshje me plot 2832 minuta, në Kupën e Italisë në 5 ndeshje (450 minuta), në Ligën e Europës 12 ndeshje (1044 minuta) dhe me 12 ndeshje mes eliminatoreve, miqësoreve dhe Europianit (1036 minuta). Pra, Gjimshiti në sezonin 2023- 2024, pa përfshirë ndeshjen e sotme, ka qenë në fushë në plot 66 ndeshje.

S.Dh/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Luan: 25/06/2024 07:32

    Perseri ishte gabimi i Hysaj??? Ka mundesi, sepse ka qene ne stol!!! Gjeja me e bukur per kete europian ishin vetem tifozat shqipetar. Lojtaret kan luajtur pa kepuce.

    Përgjigju
    • Qytetar: 25/06/2024 10:35

      Edhe tifozet, edhe lojtaret, dhane cfare munden. Lame pershtypje te mira dhe morem kujtime te bukura nga ky europian. Nje verejtje per tifozet qe fershellyen kur kendohej himni i Spanjes: simbolet kombetare nuk preken. Kini kujdes se c’te mbjellesh sot do korresh neser.

  • Koka posht: 25/06/2024 07:13

    E kujt i hyn ne pun koka lart , tranjeri kishte lojtar me te mir ne stol se sa ne fush ne te treja ndeshjet faji i tranjerit per mendimin tim , jo po sna beri Spanja shum gola si me qen loj femijesh , Spanja po rrinte si femra qe pret ti rrasi ndonji kollodokun kta te tanet nuk dilni dot para . Po mir kshu se na can trapin neper media opinionistat me karikimin para kohe .

    Përgjigju
  • fatosi: 25/06/2024 05:26

    NUK MUND TE KEMI FUTBOLL KUR NUK KEMI FUSHA FUTBOLLI NE TIRANE DHE RRETHE,,KUR SHTETI NUK DO TIA DIJE PER FUTBOLLIN,,THEM NGA ANNA FINANCIARE, DHE SIGURIMI I TERRENEVE,,,,KLUBET MBAHEN NGA PRIVATET,,TURP..,TE GJITHA FUSHAT E FUTBOLLIT NE TIRANE KU LUANIN TE RINJTE DHE AFIRMOHESHIN TALENTET EDI RAMA ME VELIAJN I BENE PALLATE,,,MJERE NE THUAJ,, PARA 1990 KISHTE SHUME PERKUSHTIM NDAJ FUTBOLLIT DHE SPORTIT,, PAVARSISHT SE KISHTE EKONOMI TE DOBET...

    Përgjigju
  • poli: 25/06/2024 05:20

    shume e bukur video me skenderbeun.....

    Përgjigju
  • Hasani: 25/06/2024 00:32

    Pordha e madhe gris breket, keshtu dhe tifozat shqiptare kishin shume pordhe do ta rrahim Spanjen 2 me 0 3 me 0

    Përgjigju
  • Or tej: 24/06/2024 23:44

    Mire qe Spanja kishte rezervat me vete dhe na lane qe te luajme or teeeejjjjj

    Përgjigju
  • Cikli: 24/06/2024 23:30

    Me kete europian pozitiv, mbyllet dhe Cikli Silvinjo dhe vjen koha per nje trajner shqiptar , pse jo Lorik Cana ose nje trajner si Shpetim Duro !

    Përgjigju
  • beni: 24/06/2024 23:15

    Ekipi jone luajti mire, por mbrojtesi me numer 3 ishte shume i dobet,,,prej tij u be goli i pare ,,sylvinjo duhej ta kishte hequr ate menjehere...edhe broja e mucci duhej te ishin futur qysh ne fillim...gabime te trasha te trajnerit..manaj ngeli vetem...nuk beri shume...mesfusha duhej te freskohej me lojtare,,,duheshin nderruar..trajneri beri gabime jo to vogla ne kete ndeshje..

    Përgjigju
  • Zhgenjim i madh!: 24/06/2024 23:09

    Me vjen keq per ata idiote qe vajten deri me Gjermani per te pare kete kombetare lopcaresh! As ne tv nuk ja vlen ti shofesh! Me mire te hame 7 gola po te lozim me zemer, sesa kete futboll patetike per te gjume. U kenaqa duke pare Kroaci - Itali!

    Përgjigju
    • Apektatori: 25/06/2024 01:49

      Shaiperia doli kampione. Me reUltate te ngushta humbi me kampione Bote. Theu record dhe eht e para per golin me te shpejt. Cdo me. Shume skuadra s’ishin fare e tjera dolen se aso fitojn te gjitha. Mire wsht me tregu pak respekt

    • Kroacia: 24/06/2024 23:40

      Kroacia e meritonte sot fitoren por bashke me Shqiperine Kroacia iken ne shtepi , vetem sllovenia (nese nuk barazon) had nese nuk merr 3 gola mbetet Shans per Kroacine ne 1/16! Pra1% me pak fjale iken ne shtepi dy skuadrat e vogla , Kroacia dhe shqiperia si sot! Kroacia 4 milion shqiperia 2.5 mil dhe kalon spanja 56 mil dhe Italia 67 milion! Shtet i Vogel potencial I Vogel , popullsi e Vogel , ndikim I Vogel ! Kete euro 2024 e fiton zvicra.

  • komentatori sportiv nga divani: 24/06/2024 22:15

    Po Spanja ka ardhur me kombetaren e kengetareve dhe aktoreve?

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    21 Dhjetor, 15:03

    Si e vlerësoni mbylljen e TikTok në Shqipëri për një vit?



×

Lajmi i fundit

'Shkodra Elektronike' fiton Fest 63! Kënga 'Zjerm' do të përfaqësojë Shqipërinë në Eurovision 2025

'Shkodra Elektronike' fiton Fest 63! Kënga 'Zjerm' do të përfaqësojë Shqipërinë në Eurovision 2025