Kombëtarja shqiptare ka humbur dy pozicione në renditjen e FIFA-s edhe pse nuk ka zhvilluar asnjë ndeshje. Kjo ka ardhur për shkak se në këtë periudhë janë zhvilluar dy kompeticione si Kupa e Azizë dhe ajo e Afrikës.
Të besuarit e Sylvinhos nga vendi i 62 kanë zbritur në vendin e 64, ndërsa një pozicion ka humbur edhe Kosova teksa ‘dardanët’ kanë shkuar të 102 në botë. Për t’u theksuar se 10 vendet e para, me kryesuese Argjentinën, nuk kanë lëvizur. Në muajin mars kombëtaret europiane, përfshirë edhe Shqipërinë, do kenë ndeshje miqësore por edhe për fazën ‘play-off’ të Ligës së Kombeve, që mund të sjellë ndryshime sërish.