GOLAT/ 'Samba' kuqezi, Kombëtarja merr 6 pikë në tre ditë! Shqipëria fiton 1-3 me Ishujt Faroe në transfertë dhe merr vendin e dytë

FT/ Ishujt Faroe 1 - 3 Shqipëri (Faero 45+1' / N. Bajrami 20', Asllani 51', Muçi 90+1')

Kombëtarja shqiptare e futbollit fitoi 1-3 në transfertë me Ishujt Faroe, për raundin e tretë të grupit E kualifikues të Europianit 2024, që do zhvillohet në Gjermani. Në Torshavn, kuqezinjtë e Sylvinhos prodhuan lojë dhe raste të mira, teksa ndeshja duhet të ishte mbyllur që pjesën e parë edhe me penalltinë e humbur nga Cikalleshi.

Shqipëria shënoi me Nedim Bajramin në të 20 minutë dhe Asllanin në të 51 minutë. Në minutën e fundit të ndeshjes Ernest Muçi shënoi për 1-3. Goli i Faero barazoi përkohësisht për Ishujf Faroe. Pas fitores me Moldavinë, kuqezinjtë marrin një tjetër tri pikësh në transfertë, duke shkuar në vendin e dytë të grupit E me gjashtë pikë, një më pak se Çekia kryesuese.

Ndeshja nisi mirë për tanët, që shënuan me Cikalleshin pas 53 sekondave lojë. Arbitri anësor "ngriu" festën e kuqezinjve për pozicion të parregullt. Pas këtij rasti, Shqipëria mori frenat e lojës dhe shënoi me Bajramin pas 20 minutave lojë. Në të 32 minutë ishte Cikalleshi që gaboi nga penalltia, me sferën që u ndal nga portieri Gastason.

Fundi i pjesës së parë dhe përkatësisht minuta 45+1 pa golin e barazimit të vendasve me Faero, pas vendosjes së keqe të Berishës në portë. Goli i barazimit nuk i stepi kuqezinjtë, që edhe në pjesën e dytë dominuan me disa raste. Asllani në të 51 minutë do shënonte një perlë nga distanca, për avantazhin e tanëve. Uzuni, Mitaj apo edhe Seferi patën raste, me Muçin që në 90+1 shënoi për 1-3 pas një aksioni model.

Humbja e Polonisë 3-2 me Moldavinë në transfertë, bën që kuqezinjtë të renditen në vendin e dytë të grupit E me gjashtë pikë, një më pak se kryesuesit e Çekisë. Kuqezinjtë ia dalin kështu të marrin gjashtë pikë në tre ditë, pas fitoreve me Moldavinë dhe Ishujt Faroe.

Komentet e ndeshjes:

90+4' Mbyllet ndeshja 1-3.

90+1' Ernest Muçi shënon golin e tretë për Shqipërinë.

67' Sokol Cikalleshi i bën vend Myrto Uzunit.

51' Ishujt Faroe 1-2 Shqipëri. Shqipëria kalon në avantazh me një kryevepër të Kristjan Asllanit.

46' Nis pjesa e dytë, Sylvinho nuk bën zëvendësime.

45+1' Mbyllet 1-1 pjesa e parë.

45+1' Ishujt Faroe 1-1 Shqipëri. Mungesë përqëndrimi në mbrojtje dhe portë. Ndëshkohemi me kokë nga Faero në minutën e vetme shtesë të pjesës së parë. Vendosje e keqe e Berishës, me tanët që e pësojnë me kokë nga 11 metra largësi.

45' Cikalleshi lëviz bukur dhe shmang një mbrojtës në zonë, goditja e sulmuesit del jashtë.

32' Ishujt Faroe 0-1 Shqipëri. Sokol Cikalleshi ka mundësinë për të mbyllur ndeshjen, me kavajasin që nuk shënon nga 11 metra largësi. Penalltia pritet nga Gastason.

20' Ishujt Faroe 0-1 Shqipëri. Nedim Bajrami kalon në avantazh Shqipërinë. Pas një aksioni të bukur dhe asisti të Asanit, fantazisti nuk ka gabuar nga brenda zonës. Edhe para tre ditësh Bajrami shënonte kundër Moldavisë.

1' Ishujt Faroe 0-0 Shqipëri. Sokol Cikalleshi shënon pas 53 sekondave lojë, arbitri e anulon për pozicion jashtë loje.

1' Nis ndeshja me topin e parë shkelmuar nga tanët.

Renditja:

Pragndeshja/ Trajneri Sylvinho do i qëndrojë besnik vendosjes së tre ditëve më parë dhe sërish në Torshavn do kemi një vendosje 4-3-3.

Në portë do jetë sërish Berisha, teksa mbrojtja është për Hysaj, Ismajli, Gjimshiti dhe Mitaj. Mesi i fushës do përbëhet nga Asllani, Ramadani dhe Bajrami, duke lënë Asanin, dhe Seferin në mbështetje të Cikalleshit. Ndryshe nga tre ditë më parë, Asllani dhe Seferi e nisin nga minuta e parë.

Në Torshavn, sipas të dhënave zyrtare janë shitur 2600 bileta, shumë më pak se ndeshja e fundit e Ishujve Faroe me Çekinë. Sa u takon tifozëve Kuq e Zi, do jenë afro 80 prej tyre që nuk e kanë braktisur Kombëtaren kuqezi edhe në të tilla distanca. Me veshje popullore dhe duke imituar Skënderbeun, shqiptarët do jenë në stadium.

Formacionet zyrtare:

Shqipëria XI: Berisha; Hysaj, Ismajli, Gjimshiti, Mitaj; Asllani, Ramadani, Bajrami; Asani, Seferi, Cikalleshi Trajner: Sylvinho 

 

 

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 22:57
Ernest Muçi: Sylvinho na bën të ëndërrojmë, 'luftën' e kemi me Poloninë


Pas fitores 1-3 me Ishujt Faroe, lojtari i Kombëtares dhe autori i golit të tretë, Ernest Muçi tha se gara do jetë me Poloninë për vendin e dytë në grupin E të Euro 2024.

"Jam shumë i lumtur që shënova. Ishin 3 pikë shumë të rëndësishëm për ne. Jam shumë i lumtur që trajneri më aktivizoi dhe arrita të shënoj. Mbas 4 ditësh do të rikthehem me klubin e Legias. Mes Polonisë dhe Shqipërisë është 'lufta', shpresoj që t’i mundim në shtator.

Ndihem shumë mirë , trajneri na bën që të ëndërrojmë akoma më shumë për t'u futur në Europian. Sa herë që do të futem, do të jap më të mirën për të ndihmuar kombëtaren”, u shpreh Muçi. 

Ora 21:54
VIDEO/ Kryevepër nga Asllani, gol për manual nga Shqipëria! Muçi 'vulos' ndeshjen në fund

 

90+1' Gol fantastik nga Muçi, Shqipëria i dërgon shifrat në 1-3.

 

51' Ishujt Faroe 1-2 Shqipëri. Shqipëria kalon në avantazh me një kryevepër të Kristjan Asllanit.

 
Ora 21:33
VIDEO/ Penallti me kokë, Berisha 'ngrin' në portë! Barazohemi nga Ishujt Faroe në limite

45+1' Ishujt Faroe 1-1 Shqipëri. Mungesë përqëndrimi në mbrojtje dhe portë. Ndëshkohemi me kokë nga Faero në minutën e vetme shtesë të pjesës së parë. Vendosje e keqe e Berishës, me tanët që e pësojnë me kokë nga 11 metra largësi.

Ora 21:22
VIDEO/ Cikalleshi i pafat, kavajasi gabon nga penalltia

32' Ishujt Faroe 0-1 Shqipëri. Sokol Cikalleshi ka mundësinë për të mbyllur ndeshjen, me kavajasin që nuk shënon nga 11 metra largësi. Penalltia pritet nga Gastason.

 
Ora 21:09
VIDEO/ Tiki-taka nga Kombëtarja, Nedim Bajrami kalon kuqezinjtë në avantazh

20' Ishujt Faroe 0-1 Shqipëri. Nedim Bajrami kalon në avantazh Shqipërinë. Pas një aksioni të bukur dhe asisti të Asanit, fantazisti nuk ka gabuar nga brenda zonës.

 

Ora 21:00
VIDEO/ 53 sekonda lojë, Sokol Cikalleshi gjen golin! Arbitri 'ngrin festën'

1' Ishujt Faroe 0-0 Shqipëri. Sokol Cikalleshi shënon pas 53 sekondave lojë, arbitri e anulon për pozicion jashtë loje.

Ora 20:26
Interes i ulët nga vendasit, Kombëtarja ndiqet nga 70 tifozë! Me veshje popullore në Ishujt Faroe (VIDEO)


Kombëtarja shqiptare e futbollit luan sot në 20:45 në transfertë me Ishujt Faroe. Dueli vlen për grupin E kualifikues të Euro 2024, teksa luhet në një impiant me 6500 tifozë. Në Torshavn, sipas të dhënave zyrtare janë shitur 2600 bileta, shumë më pak se ndeshja e fundit e Ishujve Faroe me Çekinë. Sa u takon tifozëve Kuq e Zi, do jenë afro 80 prej tyre që nuk e kanë braktisur Kombëtaren kuqezi edhe në të tilla distanca. Me veshje popullore dhe duke imituar Skënderbeun, shqiptarët do jenë në stadium.

Ora 18:37
VIDEO/ Dhomë modeste për përgatitjet, Kombëtarja luan me fanellën e tretë ndaj Ishujve Faroe

Kombëtarja shqiptare luan sot në 20:45 kundër Ishujve Faroe në transfertë. Duket se në Torshavn gjithçka është gati për kuqezinjtë, teksa futbollistët i kanë gati fanellat dhe bazën materiale. Tanët në këtë duel do luajnë me fanellën e tretë, atë të zezë. Ajo që bie në sy është edhe ambienti i dhomës së zhveshjes, me pak hapësirë, teksa kujtojmë se do luhet në një stadium me afro 6.500 vende.

S.DH/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • ardi: 21/06/2023 08:51

    Urime për fitoren, por mos te bëjm gabime si gjithnjë...Kjo fitore nuk lartësohet ne Majat e Zenitit të futbollit. Të gjithë e dim që kundërshtari nuk është test per funksionimin e ekipit tonë. Të presim kundershtar me te spikatur e me më shumë kualitet dhe të shofim.

    Përgjigju
  • Kuqezi: 20/06/2023 23:57

    Shperdoruam pafund, nje ekip me i forte do te na kishte ndeshkuar.

    Përgjigju
  • Jon: 20/06/2023 22:50

    Mario Mitaj, super futbollist, mbajeni se i duhet KOMBËTARES

    Përgjigju
  • Lolo: 20/06/2023 21:38

    Cikalleshi nuk ishte pa fat. Thjesht pordha madhe ti tregontw Asanit se eshte nivel boteror. Sa me shpejt ne stol!!!!!

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    A duhet prokurorëve të SPAK-ut t'u jepet e drejta e rikandidimit?



×

Lajmi i fundit

Agravon debati mes Julit dhe Eglës: Je një pise femër, shko urgjent dhe çlirohu

Agravon debati mes Julit dhe Eglës: Je një pise femër, shko urgjent dhe çlirohu