Kombëtarja kualifikohet edhe me humbje, UEFA tregon si Shqipëria kalon në finalet e Euro 2024

Kombëtarja kualifikohet edhe me humbje, UEFA tregon si Shqipëria kalon në finalet e Euro 2024

Shqipëri 2-0 Moldavi

Moldavi - Shqipëri do luhet më 17 nëntor në orën 18:00, për kualifikueset e Euro 2024 në grupin E. Ndeshja është e rëndësishme për Kombëtaren, që me një pikë siguron kalimi në fazën finale të "Gjermani 2024".

Hapja e shampanjës së kualifikimit mund të vijë edhe me një humbje të kuqezinjve, nëse disa orë pas ndeshjes së Kombëtares Polonia mund Çekinë në ndeshjen direkte.

Në grupin E kualifikues, Shqipëria me 13 pikë mban vendin e parë, ndjekur nga Çekia me 11-të, Polonia me 10-të, Moldavia me 9-të dhe Ishujt Faroe me vetëm një pikë.

Për polakët ndeshja me Çekinë është e fundit në grup, ndërsa shanset për kalimin më tej janë të vakëta. Me fitoren e polakëve kundër çekëve dhe humbjen e Shqipërisë në Moldavi, tanët do kalonin më tej dhe më pas në ndeshjen e fundit Çekia dhe Moldavia do diskutonin ekipin e dytë që do shkonte në Euro 2024 nga grupi E me ndeshjen direkte mes tyre.

Ky është vetëm një nga variantet, me tanët që shkojnë në Moldavi për tri pikë, duke nisur edhe nga historiku mes skuadrave. Të dyja skuadrat janë takuar gjashtë herë në fushë, me tanët që kanë fituar pesë duele dhe kanë barazuar një (në miqësore). Të pesta takimet e fituara nga kuqezinjtë janë në kuadër të kualifikueseve europiane, me të parë që daton më 29 marsin e 1995, 3-0.

S.Dh/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë