Kombëtarja mbërrin në Atdhe, Armand Duka projekton shortin: Të privilegjuar nëse hapim Euro 24 kundër Gjermanisë

TIRANË - Kombëtarja shqiptare e futbollit rishkroi historinë, teksa dje pas barazimit 1-1 në Moldavi kuqezinjtë siguruan matematikisht finalet e "Gjermani 2024". Pas festës në fushë dhe përgatitjeve për nisjen drejt Shqipërisë, lojtarët dhe stafi iu drejtuan aeroportit në Chisinau.

Fluturimi "charter" me Air Albania u nis menjëherë nga Moldavia dhe rreth orës 01:15 të mëngjesit të sotëm Kombëtarja mbërriti në aeroportin "Nënë Tereza" ku shumë tifozë kishin orë që prisnin ekipin.

Pas mbërritjes në Atdhe, kreu i Federatës Shqiptare të Futbollit, Armand Duka tha për mediet se dëshiron që shorti t'i vendosë përballë Gjermanisë në sfidën hapëse të Euro 2024.

"A ishte ky një nga udhëtimet më të bukur?

Një nga udhëtimet më të bukur. Ishte një fund i lumtur, pasi jemi shumë të kënaqur me kualifikimin. Punuam shumë dhe morëm atë që kemi merituar në fushë.

E prisnit kualifikimin sot?

Isha i bindur që do të siguronim kualifikimin sot. Prisja një fitore, por edhe barazimi na mjaftoi. Tani kemi edhe një ndeshje dhe duhet ta vlerësojmë maksimalisht, për ta mbyllur edicionin me fitore dhe në vendin e parë.

A është kjo Shqipëria më e fortë?

Besoj se është skuadra më e mirë, pasi janë të gjithë djem që luajnë me skuadra të mëdha. Kanë bërë një edicion shumë të mirë dhe dua t’i falënderoj për atë që kanë dhënë. Falënderoj edhe stafin e tifozët që kanë qenë fantastikë në këtë rrugëtim.

Cilën skuadër do të preferonit në grupet e Europianit?

Nuk kam preferenca për shortin, por do të preferoja që të ishim ne ata që hapim Europianin me Gjermaninë.

Duket se bluza e zezë na sjell fat…

Ngjyra jonë është e kuqja dhe do të dëshironim gjithmonë me atë, por ndonjëherë detyrohemi të luajmë edhe me bluzën e zezë. Na ka ecur mirë, pasi e kemi veshur këtë fanellë edhe në Armeni, kur siguruam kualifikimin", tha Duka.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 09:55
Pika e artë me Ishujt Faroe që na nxjerr të parët në grupin E

Pas barazimit 1-1 në Moldavi, Kombëtarja e futbollit siguroi kalimin në Euro 2024 për herë të dytë në histori. Tanimë kuqezinjtë kanë 14 pikë në grupin E dhe ndeshjen e fundit në këtë grup e luajnë kundër Ishujve Faroe, të hënë në 20:45 në "Air Albania".  Me barazimin 1-1 të Çekisë dhe Polonisë, ekipi ynë kërkon vetëm një pikë kundër Ishujve Faroe për ta mbyllur këtë turne në vendin e parë të grupit.

Renditja:

S.Dh/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • arku: 18/11/2023 12:45

    Cfare kuptimi ka kenga per Adem Jasharin ne futboll nuk e kuptoj, sidomos kur luan kombetarja e Shqiperise?

    Përgjigju
  • Xxxxxxxx: 18/11/2023 11:34

    Kush merret me futboll eshte injorant mblidhen njerzit dhe bertasin

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    17 Dhjetor, 08:53

    Hapet një tjetër grupkapitull me BE, a po ecet shpejt drejt integrimit?



×

Lajmi i fundit

'Klanet, korrupsioni dhe arroganca e organizatorëve!', Barrikada FC tërhiqet nga çdo garë e FSHF dhe Sunday League Albania

'Klanet, korrupsioni dhe arroganca e organizatorëve!', Barrikada FC tërhiqet nga çdo garë e FSHF dhe Sunday League Albania