Kombëtarja me mungesa në 'finalen' moldave, Sylvinho projekton formacionin

Kombëtarja me mungesa në 'finalen' moldave, Sylvinho projekton formacionin

Kombëtarja

Kombëtarja shqiptare e futbollit luan të premte më 18:00 kundër Moldavisë në transfertë. Sfida e grupit E kualifikues për Euro 2024 është një finale për tanët, me "Shqiponjat" që kërkojnë të nisin fluturimin për në Gjermani, teksa një pikë do na dërgonte për herë të dytë në fazën finale të një Europiani.

Për këtë përballje trajneri Sylvinho ka disa mungesa dhe shqetësime. Mbrojtësi Ajeti nuk është gati prej dëmtimit, me Jon Mersinaj që është grumbulluar në vend të tij. Rikthimi i Ismajlit duket se ka "blinduar" prapavijën, ndërsa shqetësimi dhe dilema e mesit të fushës është për Asllanin.

Mesfushori i Interit ka një dëmtim muskular dhe nuk dihet nëse do jetë gati për në Moldavi, duke vijuar stërvitjen e diferencuar. Në vend të tij ka hapësirë për Baren, krah Ramadanit dhe Bajramit. Sulmi duket i njëjtë me Seferin, Asanin dhe Cikalleshin. Në grupin E kualifikues, Shqipëria me 13 pikë mban vendin e parë, ndjekur nga Çekia me 11-të, Polonia me 10-të, Moldavia me 9-të dhe Ishujt Faroe me vetëm një pikë.

Formacioni i mundshëm:

Shqipëria (4-3-3): Berisha; Hysaj, Gjimshiti, Ismajli, Mitaj; Bare (Asllani), Ramadani, Bajrami; Seferi, Asani, Cikalleshi Trajner: Sylvinho

Formacioni i mundshëm

S.Dh/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Presidenti ukrainas Zelensky: Kemi çdo shans për t'i dhënë fund luftës në 2025-ën

Presidenti ukrainas Zelensky: Kemi çdo shans për t'i dhënë fund luftës në 2025-ën