Prezantohet Sylvinho, i pranishëm edhe Reja! Braziliani me fjalët e para si kuqezi: E çojmë Shqipërinë në EURO 2024! Duka: Zgjedhja e duhur

Trajneri i ri i kombëtares Sylvio Mendes Campos Júnior është prezantuar në ambientet e FSHF-së. Sylvinho zëvendëson në këtë detyrë italianin Edoardo Reja, i cili ishte në krye të kuqezinjve për 3 vite e gjysmë Braziliani Sylvinho, një lojtar shumë i njohur i futbollit, i cili luajti e fitoi trofe me skuadra si Barcelona dhe Arsenali, ka firmosur një kontratë 18-mujore me FSHF-në si trajneri i ri i kombëtares shqiptare. Në fjalët e tij të para si trajner i kuqezinjve ai ka thënë se shpreson që ta çojë lart Shqipërinë dhe të kualifikonet në EURO 2024

“Është një grup shumë i ekuilibruar. Nuk do të jetë e lehtë. Por ne duam të kualifikohemi. Do të punojmë fort për këtë objektiv. Është e vështirë, por ne do të luftojmë fort”, tha ai.

Një ditë më parë trajneri Sylvinho dhe presidenti i FSHF-së Armand Duka janë takuar me kryeministrin Rama për të folur për rëndësinë që ka kombëtarja, ndërsa vetë trajneri brazilian, që me herët ka pasur vetëm dy eksperienca, thotë se e njihte Shqipërinë para se të merrte drejtimin e kuqezinjve.

“Dy ndeshje miqësore i kam parë. Kam punuar me Rei Manajn kur ishte pjesë e Interit. Por e njihja shumë mirë Kombëtaren shqiptare. Ka futbollistë të rëndësishëm. Ne do të punojmë si staf. Do të nisim punën në Tiranë. Pas kësaj kontrate do të nisim punën dhe do të ndahet në dy pjesë. Pjesa e parë monitorimi me stafin tim dhe më pas të shkojmë t’i shohim live në fushë. Kemi punë për të bërë”, ka thënë sot trajneri.

Duka tregoi arsyet përse ka zgjedhur që Sylvinho, së bashku me ndihmësit Pablo Zabaleta dhe Doriva, të drejtojnë kombëtaren shqiptare.

 “Jemi nisur nga profesionalizmi dhe jo nga nacionaliteti. Të tre ndihmësit që kemi në panel kanë eksperiencë të gjatë. Do ta ndihmojnë Shqipërinë drejt synimit. Disa kanë luajtur me Zotin, kush është ai më thanë, ai është Mesi iu përgjigja. Dhe të luash me më të mirën sigurisht ke mentalitet fituesi”, tha Duka.

Në konferencën e prezantimit të Sylvinho-s ishte edhe Edy Reja, ish-trajneri i cili mbylli kontratën në fund të nëntorit dhe që mbajti një fjalë përshëndetëse.

 “Po largohem por po lë mbrapa një pjesë të zemrës time. Unë besoja fort te Botërori edhe pse se kam deklaruar asnjëherë, arritëm shumë pranë, por uroj që Silvinjo të niset nga këto rezultate. Po le një ekip të fortë, që të jetë gati për eliminatoret. Sylvinho më duket i përshtatshëm për ta drejtuar këtë Kombëtare.”

Si Sylvinho ashtu edhe stafi i tij do qëndrojnë në Shqipëri gjatë periudhës që do drejtojnë kombëtaren.

Sylvio Mendes Campos Júnior, i njohur për publikun si Silvinjo, ka përzgjedhur si ndihmës të tij argjentinasin Pablo Javier Zabaleta Girod dhe brazilianin Dorival Guidoni Junior. Marrëveshja mes FSHF dhe stafit të ri drejtuar nga Silvinjo parashikon një kohëzgjatje 18-mujore deri në përfundim të Euro 2024 dhe aspekti financiar do të bazohet në rezultatet dhe arritjen e objektivave. Braziliani vjen pas dy eksperiencave me Lyonin dhe Corinthiasin dhe rroga e tij do të varet nga objektivi për të shkuar në Europianin e 2024. Marrëveshja ka në thelb të saj arritjen e objektivit të vetëm që ka Shqipëria në këto eliminatore, kualifikimi për në finalet e Euro 2024. Në rast të arritjes së objektivit është rënë dakord që trajneri dhe stafi i tij të përfitojnë bonuse të konsiderueshme.

48 vjeҫari Silvinjo, i cili vjen me një CV të pasur si lojtar dhe trajner, ka një eksperiencë të pasur si zëvendës trajner menjëherë pas lënies së futbollit dhe trajner më pas. Gjithçka nis në 2011 kur merr pozicionin e zëvendës trajnerit te Cruzeiro, për të kaluar më pas te Sport Recife, Nautico, Corinthias, Inter, zëvendës trajner i Brazilit për tre vite përpara se të merrte drejtimin e Olimpik Lionit në Francë dhe më pas Korinthiasit në kampionatin brazilian. Në karrierën e tij të pasur si lojtar, Silvinjo është aktivizuar te Corinthias, Arsenal, Celta Vigo, Barcelona dhe Manchester City ku mbylli karrierën e tij.

 

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 11:32
‘Epo ka luajtur me Zotin’, Duka ‘tregon’ një arsye pse zgjodhi trajnerin Sylvinho

 

Presidenti i FSH-së, Duka, ka shpjeguar gjatë arsyet pse ka zgjedhur brazilianin Sylvinho.

“Në media kanë dalë emrat që kemi diskutuar, nuk ka qenë e lehtë të vendosnim. Gjëja e parë që u kam thënë kandidatëve është që Kombëtarja nuk është vetëm skuadër futbolli, është një përgjegjësi e madhe. Pse Sylvinhon? Kur kemi diskutuar me Sylvinhon, në Milano, kemi diskutuar projektet tona. Kam menduar që është zgjedhje e duhur, për ne për të marrë atë që duhet dhe për trajnerin për të qenë në një shkallë më lart në karrierën e tij. Kur kemi diskutuar mes nesh, me stafin e Federatës, kemi menduar që Reja shumë i vjetër, Silvinho shumë i ri, kështu vendosëm për më të riun. Nuk jemi nisur nga nacionaliteti, por nga cilësitë e kandidatit dhe ato njerëzore. Të tre njerëzit që kemi në panel janë me përvojë evropiane me ekipe shumë të mëdha, kanë eksperiencën e duhur për ta ndihmuar kombëtaren tonë. Dikush më tha se ata kanë luajtur me Zotin, por kush është Zoti? Messi. Ata kanë luajtur me Messin dhe tregon që kanë shumë njohuri për futbollin”, tha ai.

Ora 11:06
Nga sot trajneri i ri i kuqezinjve, Sylvinho: E dërgojmë Shqipërinë lart

 

Sylvinho është prezantuar sot si trajneri i ri i kombëtares shqiptare. 48-vjeçari brazilian ka firmosur një kontratë 18-mujore me FSHF-në. Në fjalët e para si kuqezi ai tha se me punën e tij do ta çojë kombëtaren shqiptare lart.

“Doja t’u falënderoja që jeni këtu. Jam i kënaqur. Puna e një trajneri është e vështirë, kurrë e thjeshtë. Duhet të bëjmë zgjedhje, herë fiton e herë jo. Falënderoj Rejën për punën e bërë, këta futbollistë, zemrën dhe pasionin. Kemi dëshirë të sjellim rezultate pozitive për të dërguar kombëtaren në pozicionin e duhur. Këtë pashë kur takova presidentin për herë të parë. Edhe ai pa te ne urinë dhe dëshirën për të bërë mirë, për t’i dhënë vazhdimësi projektit.

Të gjithë flasin për zgjedhjet e trajnerit apo pozicionin e tij. FSHF më bindi të merrja përsipër këtë punë. Jemi të kënaqur, besoj do bëjmë një punë të mirë”, u shpreh Sylvinho, i cili menjëherë firmosi kontratën me presidentin Duka.

Ora 10:57
Silvinjo firmos kontratën, Duka: Objektivi ynë është i qartë, dua të jemi pjesë e EURO 2024

 

Pak minuta më parë ka firmosur kontratën me FSHF si trajneri i ri i kombëtares shqiptare braziliani Silvinjo. Në fjalën e tij Duka tha se objektivi është kualifikimi në evropianin e ardhshëm.

 “Kemi arritur një marrëveshje deri në fund të Europianit. Objektivi ynë është i qartë për të marrë pjesë në EURO 2024. Mundësitë janë dhe do të bëjmë maksimumin e mundshëm. Unë do t’ia lë fjalën trajnerit”, u shpreh Duka.

Ora 10:44
Prezantohet trajneri i ri i kombëtares, i pranishëm edhe Reja: Bëra një punë të shkëlqyer! Po lë mbrapa një pjesë të zemrës sime

 

I pranishëm në prezantimin e trajnerit të ri të kombëtares ishte edhe trajneri që sapo u largua. Edy Reja. Në fjalën e tij të ‘lamtumirës’ Reja tha se ka bërë punë shumë të mirë dhe se një pjesë të zemrës po e lë në Shqipëri.

“Jam jashtëzakonisht i emocionuar në këto momente. Çdo rrugëtim e ka një fundit por si nga ana e rezultateve por edhe raportet njerëzore bashkëpunimi ka qenë shumë i mirë. Rezultatet që kemi arritur nuk janë për tu lënë mënjanë. Kemi bërë të luajnë për herë të parë rreth 40 lojtarë, kemi qenë shumë afër kualifikimit në botëror dhe për 1 pikë mund edhe të kishim kaluar në ndeshjet me eliminim direkt. Kam gjetur një skuadër që nuk kishte as krye dhe as fund. Pra kemi bërë një punë të jashtëzakonshme. Dua të falënderoj stafin dhe federatën. Po largohem por po lë mbrapa një pjesë të zemrës time. Unë largohem me kokën lart”, tha ai, duke i uruar suksese pasuesit të tij.

SI.E./K.T./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • ledi: 09/01/2023 18:44

    Kembengulja e Dukes kunder shumices se tranereve dhe tifizeve shqiptar ,duhet te shoqerihet me abondonim te ndeshjeve te kombetares.Ne stadium ta ndjekin stafi i tij dhe ato qe e zhjidhen ne krye te FSHF.FSHF e Dukes te shikoj mbi te gjitha kampionatet shqiptare kucilesia eshte e dobet dhe kjo tregohet ne ndeshjet me ekipet europiane ,qe eleminohen qe ne turet e oara dhe mos mburremi me lojtaret e kombetares ku FSHF nuk ka asnje kontribut ,por klubet e huaja ku ata luajne

    Përgjigju
  • Goni: 09/01/2023 14:17

    Akoma ky plaku te karrigia e FSHFS,ka fajin shteti qe e financon

    Përgjigju
  • Arbëri: 09/01/2023 12:27

    Duka është më shkja se shkjau tjeter Edvin tradhtari shqipfolës

    Përgjigju
  • Ilirjan: 09/01/2023 11:07

    Nje gje unike ky kalim stafete nga nje trainer ne tjetrin... Bravo Reja... Grazie Mister!

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    17 Dhjetor, 08:53

    Hapet një tjetër grupkapitull me BE, a po ecet shpejt drejt integrimit?



×

Lajmi i fundit

Qeveria shqiptare vihet në lëvizje për t’i ardhur në ndihmë këngëtares Parashqevi Simaku! Taulant Balla i ngarkuar, kontakte me Konsullatën në Nju Jork

Qeveria shqiptare vihet në lëvizje për t’i ardhur në ndihmë këngëtares Parashqevi Simaku! Taulant Balla i ngarkuar, kontakte me Konsullatën në Nju Jork