Kombëtarja mendjen te Gjeorgjia, UEFA i beson ekspertit holandez për gjykimin! 41-vjeçari i 'sjell fat' Shqipërisë

Kombëtarja mendjen te Gjeorgjia, UEFA i beson ekspertit holandez për gjykimin! 41-vjeçari i 'sjell fat' Shqipërisë

Danny Makkelie

Humbja 2-0 kundër Çekisë duket të tejkalohet dhe Kombëtarja e futbollit ka mundësinë për autokritikë, aty ku të hënën në orën 18:00 luan në Tbilisi kundër Gjeorgjisë për ndeshjen e katërt në Grupin B1 të Ligës së Kombeve.

UEFA ka vendosur tanimë edhe arbitrin e ndeshjes së kuqezinjve, me holandezin Danny Makkelie që nuk është i panjohur për tanët. 41-vjeçari është emër i njohur për Shqipërinë, pasi ishte arbitër kryesor në "Air Albania" më 12 tetorin e 2023, aty ku Shqipëria mposhti 3-0 Çekinë në kualifikueset e Euro 2024. Madje arbitri nxori edhe kartonin e kuq për Chytil të miqve pas 39 minutave lojë.

Ndihmësa të Danny Makkelie do jenë bashkëkombasit e tij, Hessel Streegstra, Jan de Vries dhe Allard Lindhout. Në VAR do jenë Rob Dieperink dhe Eruin Blank.

Përballja është deçizive për Shqipërinë që qëndron në vendin e tretë me tri pikë (sa Ukraina) dhe sheh përpara Gjeorgjinë dhe Çekinë me gjashtë pikë. Kujtojmë se një muaj më parë Gjeorgjia mposhti tanët 0-1 në "Air Albania". Arbitri Danny Makkelie ishte pjesë edhe e finaleve të Euro 2024, ku 'u përjashtua' pas fazës së grupeve për polemikat e shumta kundër tij pas dy ndeshjeve, Gjermani - Hungari dhe Itali - Kroaci.

Gjyqtarët e ndeshjes

S.Dh/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Si zgjidhen problemet me pronat, korrupsioni dhe digjitalizimi i Kadastrës, gjetjet dhe rekomandimet e ekspertëve në Komisionin Antikorrupsion

Si zgjidhen problemet me pronat, korrupsioni dhe digjitalizimi i Kadastrës, gjetjet dhe rekomandimet e ekspertëve në Komisionin Antikorrupsion