Kombëtarja/ Miqësorja e dytë e marsit, konfirmohet ora e ndeshjes së 25 marsit mes Suedisë dhe Shqipërisë

Kombëtarja/ Miqësorja e dytë e marsit, konfirmohet ora e ndeshjes së 25 marsit mes Suedisë dhe Shqipërisë

Kombëtarja

Është konfirmuar tashmë ora e ndeshjes miqësore Suedi - Shqipëri, që do të luhet më 25 mars në transfertën e Stockholmit. Sipas marrëveshjes mes dy federatave ky takim do të luhet në stadiumin “në stadiumin “Friends Arena”, në Stockholm duke nisur nga ora 19:00.

Kjo është ndeshja e gjashtë në histori mes këtyre dy ekipeve, ndër të cilat katër sfida kanë qenë të vlefshme për kualifikueset e Kampionatit Botëror, ndërsa dy të tjerat ndeshje miqësore.

Ndërkaq, Shqipëria do të zhvillojë edhe një tjetër miqësore gjatë muajit mars, teksa në ditët në vijim FSHF do të publikojë edhe emrin e kundërshtarit, vendin dhe orën e takimit. Rivali pritet Kili dhe ndeshja do luhet më 22 mars në Bologna.

Këto dy ndeshje miqësore janë në kuadër të përgatitjeve të Kombëtares për Europianin “Gjermani 2024”, ku trajneri Sylvinho do të ketë mundësinë që të testojë lojtarët dhe ekipin kuqezi pas thuajse 4 muajsh nga ndeshja e fundit.

S.Dh/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Vlorë/ Drogë, thyerje mase, djegie makine dhe aksident, 2 të arrestuar, 2 nën hetim dhe një në kërkim

Vlorë/ Drogë, thyerje mase, djegie makine dhe aksident, 2 të arrestuar, 2 nën hetim dhe një në kërkim