Kombëtarja e futbollit bie në shtëpi me modestët e Lituanisë ku humbi  me rezultatin 1-0 me gol të Kazlauskas në minutën e 51.

Por përveç rezultatit edhe paraqitja në fushë ishte zhgënjyese. E sikur të mos mjaftonte rezultati dhe loja e treguar në fushë, kapiteni i skuadrës Elseid Hysaj doli me karton të kuq, duke e lenë skuadrën me 10 lojtarë.

Kjo humbje vjen pas një paraqitje të shkëlqyer në Bjellorusi ku kuqezinjtë fituan me rezultatin 2-0. Pas kësaj humbje Shqipëria renditet në vendin e dytë në grupin D në ligën e kombeve, një turne ky që të mundëson një biletë për në kampionatin e ardhshëm botëror.    

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 23:03
Ndeshja Shqipëri-Lituani, fusha e dëmtuar në disa pjesë të saj

Në ndeshjen Shqipëri-Lituani gjendja e fushës është e dëmtuar, sidomos në krahun e djathtë të stadiumit.

Fusha në stadiumin "Air Albania" është skandaloze në një kohë kur prej disa ditësh nuk luhet asnjë ndeshje.