Kombëtarja në alarm, Hysaj bie me kokë dhe del nga fusha me barelë (VIDEO)

Lajme të këqija për kombëtaren shqiptare në prag të sfidave javën e ardhshme përballë Moldavisë dhe Turqisë. Pikërisht kapiteni Elseid Hysaj ka lënë fushën i dëmtuar në Itali, në sfidën Torino- Napoli. Shkodrani kërkoi të fitonte një duel ajror përballë Ansaldit të Torinos, por përfundoi kokëposhtë me gjithë peshën e tij dhe pse argjentinasi kërkoi ta ndihmojë. Hysaj ka dëmtuar qafën dhe stafi mjekësor i napolitanëve kanë vendosur ta nxjerrin lojtarin menjëherë nga fusha me barelë.

Nuk dihet ende gjendja shëndetësore e Hysajt por fakti që ai doli me barelë përballë Torinos, do të thotë që ai nuk mund të ecte as për të lënë fushën. Duket se trajneri Edy Reja duhet t'i bëjë llogaritë pa Hysajn i cili ndeshjen e fundit ndaj Islandës zhvilloi një performancë të shkëlqyer, duke shënuar dhe golin e parë me fanellën kuqezi të Shqipërisë.

 

 

//Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Shqipe: 06/10/2019 23:01

    O Zoot cfar pamje... Zoti ka bërë mrekulli me ELSEID HYSAJ ato janë rrëzime që mund të vdesësh në vend. Shërim te shpejt ELSEID HYSAJ!

    Përgjigju
  • Çolet: 06/10/2019 20:12

    Sa gjynah, ishalla nuk ka gjë!

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Këlliçi në SPAK, Valteri: I implikuar edhe me bursa në call center! Do japë llogari, sot ishte i shqetësuar sa aludoi edhe ndarjen

Këlliçi në SPAK, Valteri: I implikuar edhe me bursa në call center! Do japë llogari, sot ishte i shqetësuar sa aludoi edhe ndarjen