Shqipëria pa Hysajn ndaj Moldavisë dhe Turqisë, dëmtimi e lë me frakturë në kraharor

Një dëmtim si ai që pësoi kapiteni i kombëtares shqiptare të futbollit Elsied Hysaj, nuk mund të ikte pa pasoja. Dhe duket se ai nuk do të jetë në sfidat përballë Moldavisë dhe Turiqsë në Euro 2020. Kjo për faktin se shkodrani 25- vjeçari ka pësuar frakturë në sternum (shtylla e kraharorit). Në fillim rrezikohej se Hysaj mund të kishte lënduar kokën ose qafën pasi rrëzimi i tij për tokë ishte vërtet i llahtarshëm. Më pas për një mavijosje të kraharorit sipas mediave italiane, dhe në fund është pikërisht klubi i Napolit i cili citon shkurt në faqen zyrtare se "Hysaj vuan frakturë në sternum".

Elseid Hysaj ka shpëtuar mirë prej këtij dëmtimi, por Edy Reja duhet të mendojë mirë me kë do e zëvendësojë kapitenin e tij, pasi ditën e sotme tekniku italian shpalli listën zyrtare dhe as 24 orë nga konferenca do i duhet t'i bëjë planet pas Hysajn. 

Postimi i klubit të Napolit për Elseid Hysajn në faqen zyrtare Twitter 

/b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Spahiu: Thirrja e Erjonit dhe Belindit në të njëjtën ditë në SPAK, politikë penale dhe jo profesionale

Spahiu: Thirrja e Erjonit dhe Belindit në të njëjtën ditë në SPAK, politikë penale dhe jo profesionale