Kombëtarja në Euro 2024, tifozët kuqezi do udhëtojnë falas nëpër Gjermani

Kombëtarja në Euro 2024, tifozët kuqezi do udhëtojnë falas nëpër Gjermani

Kombëtarja feston suksesin me Çekinë

Kombëtarja shqiptare e futbollit me 99,99 përqind është në fazën finale të Euro 2024 që do zhvillohet në Gjermani verën që vjen. Me zyrtarizimin që pritet të vijë në ndeshjen kundër Moldavisë në nëntor, tanimë UEFA ka dhënë një lajm të mirë për të gjithë tifozët.

Sportdashësit që do ndjekin nga pranë kombëtaret e tyre dhe që do kenë një biletë për në stadium, do mund të lëvizin falas me transportin publik të dedikuar vetëm për në stadium, në dhjetë qytete ku do zhvillohet "Euro 2024" nga 14 qershori deri në 14 korrikun e 2024.

UEFA ka nënshkruar një marrëveshje me kompanitë gjermane të transportit publik të shoqatës VDV (Verband Deutscher Verkehrsunternehmen) për t'u garantuar tifozëve që posedojnë bileta për turneun final, i cili do të luhet në dhjetë qytete pritëse në Gjermani nga 14 qershori deri më 14 korrik 2024, një kartë udhëtimi 36 orëshe, e cila do t'ju lejojë të udhëtoni falas në transportin publik me ndikim të ulët mjedisor.

Marrëveshja parashikon që të gjithë mbajtësit e biletave për ndeshjet e fazës finale do të kenë të drejtën e një karte udhëtimi 36 orëshe, e cila mund të përdoret në transportin publik në dhjetë qytetet pritëse pa kosto shtesë nga ora 6 e mëngjesit në ditën e ndeshjes deri në orën 18:00 në diten tjetër.

Tifozët do të jenë në gjendje të udhëtojnë në mënyrë të qëndrueshme duke përdorur transportin publik miqësor ndaj klimës pa pasur nevojë të blejnë bileta shtesë. Në varësi të qytetit pritës, Shoqata e Transportit Publik pret që rreth 70% e mbajtësve të biletave të përdorin transportin publik për të shkuar dhe kthyer nga stadiumet. Karta e udhëtimit do të përfshijë transportin publik në të dhjetë qytetet pritëse dhe zonat përreth pa kosto shtesë. Mbajtësit e biletave do të informohen përpara turneut se si të marrin lejen e transportit publik 36 orësh.

Transporti publik në Gjermani

S.Dh/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Wall Street Journal: Pse Shqipëria duhet të jetë destinacioni i radhës për udhëtarët e zgjuar

Wall Street Journal: Pse Shqipëria duhet të jetë destinacioni i radhës për udhëtarët e zgjuar