Kombëtarja në Strumicë, sot
seanca e fundit pregatitore

Kombëtarja në Strumicë, sot<br />seanca e fundit pregatitore
Kombëtarja Shqiptare tashmë ndodhet në qytetin e Strumicës ku ditën e nesërme në orën 20:45 do të luajë ndeshjen eliminatore kundër Maqedonisë, ndsheje e vlefshme për botërorin Rusi 2018. 

Skuadra dhe stafi kuqezi u largua nga hoteli në Shkup rreth orës 10 të paraditës së sotme dhe për rreth 90 minuta kanë mbërritur në qytezën kufitare me Bullgarinë ku do të zhvillojnë edhe seancën e fundit përgatitore nën drejtiin e teknikut Panucci.
 
Nata në Shkup kaloi e qetë ku Shqipëria u akomodua pas një udhëtimi që nisi nga Elbasani.

Në dalje të hotelit, lojtarët u ndalën për disa momente për të bërë foto me tifozë të ndryshëm që kishin mbërritur për të përshëndetur ekipin.
 
Ajo që ra në sy, kur kombëtarja doli nga hoteli ishte prania e forcave të sigurisë që monitoronin në cdo moment lëvizjet e lojtarëve për t’u siguruar që gjithçka të kalonte e qetë dhe pa incidente.
 
Mbazditen e sotme në Strumicë, në orën 18:30 trajneri Panucci dhe kapiteni Agolli do të flasin në një konferencë për shtyp dhe në orën 19:00 skuadra do të zbresë në fushën e blertë për të zhvilluar seancën e fundit pregatitore përpara përballjes me Maqedoninë.
 
Redaksia Online
Er.K/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    A mendoni se protestat mund ta forcojnë pozicion politik të PD-së?



×

Lajmi i fundit

Garda ndaloi deputetët e PD-së të hyjnë, Spiropali i falenderon

Garda ndaloi deputetët e PD-së të hyjnë, Spiropali i falenderon