Kombëtarja nis përgatitjet, tre lojtarë dalin sot në fushë! Sylvinho ‘huazon Modricin' e U21
Kombëtarja shqiptare nisi këtë të hënë përgatitjet për dy ndeshjet e radhës në Nations League ndaj Çekisë (Epet Arena, 11 tetor, ora 20:45) dhe Gjeorgjisë (“Mikheil Meskhi” 14 tetor, ora 18:00).
Kombëtarja në stërvitje, Feta Fetai bashkohet me grupin
Kombëtarja shqiptare nisi këtë të hënë përgatitjet për dy ndeshjet e radhës në Nations League ndaj Çekisë (Epet Arena, 11 tetor, ora 20:45) dhe Gjeorgjisë (“Mikheil Meskhi” 14 tetor, ora 18:00).
Kuqezinjtë zbritën në fushë pasditen e djeshme, teksa seanca stërvitore nisi në orën 16:00 dhe zgjati rreth 1 orë e 30 minuta.
Lojtarët prezentë në seancën e parë stërvitore ishin: Thomas Strakosha, Elhan Kastrati, Alen Sherri, Enea Mihaj, Mario Mitaj, Arlind Ajeti, Andi Hadroj, Adrion Pajaziti, Ylber Ramadani, Elseid Hysaj, Ivan Balliu, Taulant Seferi, Marash Kumbulla, Myrto Uzuni, Adrian Ismajli, Mirlind Daku, Kristjan Asllani, Amir Abrashi, Jasir Asani dhe Ernest Muçi.
Në mbrëmje me grupin u bashkuan edhe Arbër Hoxha, Qazim Laçi dhe Nedim Bajrami.
Trajneri Sylvinho dhe stafi i tij teknik kanë punuar më shumë në “Shtëpinë së Futbollit” me një pjesë të lojtarëve, të cilët kanë mbërritur në grumbullim më herët pasi kanë përfunduar impenjimet me klubet e tyre, ndërsa lojtarët që kanë mbërritur ditën e djeshme kanë marrë ngarkesë të lehtë stërvitore.
Grupi ka punuar fillimisht në palestër për të kaluar më pas në fushë, ku është punuar më shumë me topin, teksa skuadra zhvilloi edhe një test miqësor, ku të përfshirë ishin edhe disa lojtarë nga ekipi U-21 dhe U-19 (një mes tyre Feta Fetai).
Kombëtarja shqiptare do të zhvillojë sot seancën e radhës stërvitore dhe grupi i lojtarëve pritet të jetë i plotë nën urdhrat e trajnerit Sylvinho.