Cikalleshi dhe Bare rrëzojnë bjellorusët, Kombëtarja e nis me këmbën e mbarë Ligën e Kombeve! Të parët në grup

Cikalleshi dhe Bare rrëzojnë bjellorusët, Kombëtarja e nis me këmbën e mbarë Ligën e Kombeve! Të parët në grup

Kombëtarja e ka nisur me këmbën e mbarë aventurën në edicionin e dytë të Ligës së Kombeve. Kuqezinjtë e drejtuar nga Edy Reja kanë fituar pastër 0-2 kundër Bjellorusisë, duke marrë 3 pikëshin më të vështirë të grupit në letër.

Minsk kuqezinjtë e nisën vrullshëm takimin, duke qëndruar për disa minuta në portën e kundërshtarëve, por për të parë golin e realizuar nga Cikalleshi duhet të vinte minuta e 23. Bomberi shqiptar lëshoi një silur nga jashtë zone, i cili përfundoi në krahun e majtë të portierit.

Në minutat në vijim kombëtarja e uli disi ritmin, me Bjellorusinë e cila mori frerët e lojës në dorë. Por pavarësisht kontrollit të topit do të ishin kuqezinjtë ata që do të gjenin sërish rrugën e rrjetës. Kjo falë Keidi Bares, i cili në minutën e 78 falë një kombinimi me Roshin dhe një devijimi të vogël realizoi golin e qetësisë për Kombëtaren dhe të parin personal me bluzen kuqezi.

Në pjesën e mbetur të lojës nuk pati asgjë për të evidentuar, ndërsa në fund kishte festë për kuqezinjtë. Me këtë fitore Shqipëria ndan vendin e parë me Kazakistanin, që gjithashtu mposhti 2-0 Lituaninë. Tre ditë më pas, të hënën, kombëtarja shqiptare do të luajë ndeshjen e dytë në grupin 4 të Ligës C në Ligën e Kombeve kundër Lituanisë, e cila zhvillohet në Air Albania.

 

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 23:04
Reja i ekzaltuar pas fitores me Bjellorusinë: Jam krenar që jam pjesë e kësaj kombëtareje

Trajneri i Kombëtares Edi Reja pas ndeshjes me Bjellorusinë është shprehur se është krenar që drejton këtë skuadër.

FITORJA E PARË NË BJELLORUSI Objektivi jonë ishte të fitonim këtë ndeshje. Ja arritëm qëllimit. Pjesa e parë ishte goxha mirë, në pjesën e dytë patëm probleme fizike dhe e ulëm disi rritmini. E rëndësishme është që fituam dhe të vazhdojmë kështu.

PËR 3 DITË NDAJ LITUANISË- Do të jetë e vështirë të rikuperojmë forcat për ndeshjen e radhës. Do të shoh gjendjen e lojtarëve, pasi të kemi vëzhguar me kujdes, do të vendosim si do të luajmë ndaj Lituanisë. Uroj që ndaj Lituanisë të bëjmë ndeshje si këtu në pjesën e parë. Kemi pasur lojtarë me probleme si Trashi dhe Gjimshiti. Shpresoj që të rikuperojmë sa më shumë forca në ndeshjen e ardhshme.

CILI REPART TË PËLQEU MË SHUMË – Më ka pëlqyer më shumë mbrojtja  që luajti mirë gjatë gjithë kohës. Sulmi pati oshilacione. Më pëlqyen shumë Abrashi, Bare, Trashi. Sakrifikuan shumë dhe bënë shumë kilometra. Mund të kemi debutime ndaj Lituanisë, duke parë gjendjen e grupit.

VENDI I PARË – Jam shumë krenar që jam pjesë e kësaj skuadre. Djemtë po japin shpirtin në fushë. Mora vesh që Kazakistani kishte fituar. Nuk është e lehtë të thuash që rruga është e lehtë. Kemi mungesa, Kumbullën, Ismajlin, etj. Duhet të shikojmë gjendjen e lojtarëve. Do të punojmë për të ardhmen, jo vetëm për të tashmen.

Ora 22:52
‘Fituam ndaj kundërshtarit më të vështirë në grup’, Cikalleshi: Kundër Lituanisë do shihni luanë në fushë

Sokol Cikalleshi, futbollisti i kombëtares që realizoi golin e parë në fitoren 0-2 kundër Bjellorusisë, në intervistën pas ndeshjes u shpreh se morëm 3 pikët ndaj kundërshtarit më të vështirë në grup.

“Pas një rikthimi shumë të gjatë nga situata e koronës, ka qenë e vështirë kjo ndeshje. Situata jonë fizike nuk ishte në nivelin e duhur. Jam shumë i lumtur që i hapa rrugën fitores ekipit. Ky ishte kundërshtari ynë më i vështirë për vendin e parë. Kemi bërë gjysmën e punës me këtë fitim. E kishim këtë ndeshje shumë të rëndësishme. Ndeshja e parë i jep moral ekipit, na bën të fokusohemi. Ishte kundërshtari për t’u mundur. Me ekipet e dobëta kemi hasur vështirësi. Uroj që pas 3 ditësh të bëjmë përsëri fitore.

Ccdo prurje e re është në të mirë të Kombëtares. Në momentin kur rritet konkurrenca, të gjithë japin maksimumin. Uroj që të bëjnë hapat e duhura dhe ta ndihmojnë Kombëtaren. Kombëtarja nuk është e askujt. Me Manajn kemi bërë mjaft mirë. Në këtë modul të ri e kemi gjetur njëri tjetrin dhe unë kam arritur të shënoj. Kjo është gjysma puna. Gjysmën tjetër do e kemi mbas 3 ditësh. Historia tregon se kemi pasur vështirësi me ekipe si Andorra. Lituania është diçka më mirë. Të gjithë ata që do të jenë në fushë, do të jenë luanë dhe do të japin më të mirën”, u shpreh Cikalleshi.

Ora 22:51
‘Shqipëria që duam’, Rama uron Kombëtaren për fitoren me Bjellorusinë

Menjëherë pas fitores 0-2 në Ligën e Kombeve të Kombëtares kundër Bjellorusisë, kryeministri Edi Rama ka uruar kuqezinjtë. Rama, për të cilin trajneri Reja thotë se ka patur ndikim për të marrë drejtimin e kombëtares, shkruan:

‘Shqipëria që duam. Superbravo. Faleminderit.”

Ora 22:36
Shqipëria e nis mbarë Ligën e Kombeve! Mund 2-0 Bjellorusinë

Shqipëria e ka nisur mbarë Ligën e Kombeve. Ajo ka arritur të fitojë 2-0 përballë Bjellorusisë.  

Ora 22:22
Bare gjen rrugën e rrjetës, Kombëtarja shënon golin e sigurisë kundër Bjellorusisë (VIDEO)

78' Keidi Bare ka realizuar golin e dytë për Shqipërinë, duke dhënë përshtypjen e një trepikëshi të sigurtë tani. 0-2 Për Shqipërinë.

Ora 21:32
Shqipëria e mbyll me dominim dhe avnatazh pjesën e parë, Bjellorusinë e dënon Cikalleshi

45' Mbyllet pjesa e parë në Bjellorusi. Shqipëria udhëheq me rezultatin 0-1 falë golit të Cikalleshit.

Ora 21:00
‘Predha’ e Cikalleshit nga jashtë zonë, Shqipëria gjen avantazhin në Bjellorusi (VIDEO)

23’ Sokol Cikalleshi ka shënuar një supergol nga jashtë zone duke I dhënë avantazhin Shqipërisë 0-1 kundër Bjellorusisë

1599246598_gol1.jpg

Ora 20:48
Nis Liga e Kombeve për Shqipërinë, Reja kërkon fillimin e mbarë për gjysmën e punës

1599245711_Screenshot2.jpg

Ka startuar në Minsk ndeshja e parë e Ligës së Kombeve mes Bjellorusisë dhe Shqipërisë, e vlefshme për grupin 4

1599245761_formacioni.jpg

/Ne.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Pjeter: 05/09/2020 13:49

    Nuk e di por qe sa filloj ndeshja, pashe supetioritet dhe siguri ne lojtatet tane.Me vjen ne mendje ai trajneri gjorgjian i Dinammos te Tbilisit,nenvlersim i Tiranes i kushtoi eleminim dhe shkarkim nga posti i trajnerit.Shyqyr qe trajneri i Bjellorusise e dinte mire si luante Shqiperia,deklaroi me siguri qe shqiperine e njifte si luante,sepse eshte e njejta qe tash e disa vite,dhe kemi marre masat perkatese deklaroi.Gjeni absolut duhet thene.

    Përgjigju
  • ery: 05/09/2020 00:23

    foli tersi i kombit, sa her fol palloshi gjithmone hajme dajak.

    Përgjigju
  • ymeri: 04/09/2020 23:30

    ESHTE NDESHJE PA RENDESI O RAMA ,,PRANDAJ ISHIN TE PAMOTIVUAR BJELLORUSET...

    Përgjigju
  • pinoku: 04/09/2020 18:55

    Pas nje feste te cmendur te dukes me sejmenet e tij, kombetarja jone do shkelqeje sa nuk ka thes per te futur golat qe do shenoje. Pirdh o duke pirdh, ja bere mutin futbollit e ktheve ne trukime.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë