Kombëtarja, Panucci grumbullon një ‘tradhtar’: Disa s’hapin as telefonin, Shqipëria nuk është Brazili (Zbardhet lista)

TIRANE-Trajneri i kombëtares shqiptare të futbollit Christian Panucci ka zbardhur listën e lojtarëve që ka grumbulluar për dy ndeshjet e para të Ligës së Kombeve ndaj Izraelit dhe Skocinë. Në listën e lojtarëve të grumbulluar ka tre emra të rinj, mes tyre ai i Enea Mihajt, që më parë zgjodhi Greqinë, ndërsa tashmë ka pranuar që të luajë për fanellën kuqezi.

Përpos tij dy emrat e tjerë të rinj janë Binaku dhe Demiri. Ndërsa përsa i përket gardës së vjetër janë ftuar; Agolli, Hyka dhe Basha, ndërsa disa të tjerë janë lënë jashtë për shkak të dëmtimeve dhe gjendjes jo optimale.

Tekniku u shpreh se pavarësisht debatit për moshën, Agolli i është ftuar në kombëtare, pasi na shërben. Megjithatë shtoi ai, Shqipëria nuk është Brazili, prandaj duhet që të mbështetet te grupi.

Unë gjithmonë kam thënë për Agollin, që duhet t’i gjejmë një zëvendësues për shkak të moshës së tij. Për shkak të përvojës, e kam grumbulluar, do shohim nëse do luajë apo jo. Pavarësisht moshës për momentin Agolli na shërben. Mavraj po ndjek një terapi serioze, është një lojtar që ka përvojën por mund të përballojë vetëm një ndeshje, jo dy. Punoj cdo ditë me lojtarët, jam në kontakt, komunikoj me ata dhe i njoh problemet e tyre, jam në dijeni. Jemi një skuadër e mirë nëse do të jemi gjithmonë në plotë. Shqipëria nuk është Brazili, disa lojtarë nuk luajnë se janë të dëmtuar.

Christian Panucci

Ka shumë lojtarë që ne i kontaktojmë, janë të lëkundur, sido që të jetë mund të përgjigjen, por disa nuk marrin mundimin që të kthejnë edhe një përgjigje.

Christian Panucci

Duke u ndalur te ndeshja e parë me Izraelin në datë 7 shtator, tekniku u shpreh se ky është momenti i së vërtetës për Shqipërinë.

Tani nisin ndeshjet zyrtare që duhen, janë shumë të rëndësishme për ne. Nëse jemi një skuadër e plotë, mund të bëjmë shumë gjëra të mira. Duhet të nisim sa më mirë përballë Izraelit, grupi është i ekuilibruar. Skocia është skuadër e mirë, ka kondicion fizik të mirë, por duhet të kemi zjarrin brenda. Nuk ndihemi në presion. Tani nis historia e vërtetë e kombëtares shqiptare.

Christian Panucci

Tekniku nuk pranon që të japë shumë detaje për modulin e lojës, ndërsa flet edhe për duelin Strakosha-Berisha për portën.

Strakosha apo Berisha? Ky është problemi i fundit që kam, pasi të dy kanë cilësi. Strakosha po luan diçka më shumë dhe Berisha diçka më pak. Por ky është problemi më i fundit që kam.

Christian Panucci

Shqipëria merr pjesë në Ligën C të këtij kompeticioni, ku shorti e vuri në një grup me Skocinë dhe Izraelin. Kuqezinjtë do të debutojnë më 7 Shtator të këtij viti në Shqipëri, përballë Izraelit, ndërsa 3 ditë më vonë do të udhëtojnë në Skoci. Në 14 Tetor kuqezinjtë do të udhëtojnë në Izrael, ndërsa më 17 Nëntor do të luajnë ndeshjen e fundit, atë me Skocinë në Shqipëri.


Lista e kombetares per dy ndeshjet e para te Liges se Kombeve

Datat e ndeshjeve:

07.09.2018 ora 20:45 Shqipëri-Izrael

10.09.2018 ora 20:45 Skoci-Shqipëri

14.10.2018 ora 20:45 Izrael-Shqipëri

17.11.2018 ora 20:45 Shqipëri-Skoci

/b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Marko: 03/09/2018 17:02

    Po ai servili dukes anash.pse si mer ai ntel.se bjen dakort me duken ai.pun pazari.ahha.servila

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qene per ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Balla nderohet nga Komuna e Deçanit me Titullin e Mirënjohjes, për 'angazhimin personal në ndërtimin e raporteve vëllazërore në mes të faktorit shqiptar'

Balla nderohet nga Komuna e Deçanit me Titullin e Mirënjohjes, për 'angazhimin personal në ndërtimin e raporteve vëllazërore në mes të faktorit shqiptar'