Kombëtarja Shpresa mposhtet me ‘poker’ nga Austria, kualifikimi bëhet thuajse i pamundur

Kombëtarja Shpresa mposhtet me ‘poker’ nga Austria, kualifikimi bëhet thuajse i pamundur

Kombëtarja U-21 e drejtuar nga Alban Bushi është mposhtur me shifrat e thalla 0-4 nga Austria në ndeshjen e vlefshme për eliminatoret e Europianit 2021.

Kuqezinjtë e nisën në malore sfidën që në fillim, pasi ekzaktësisht në minutat 6 dhe 8, skuadra austriake arriti të realizonte dy herë, falë Raguz fillimisht dhe më pas Lovriç. Në minutat në vijim futbollistët tanë u përpoqën t’i jepnin një tjetër udhë kësaj sfide, por tentativat nuk rezultuan ato të duhurat dhe pjesa e parë u mbyll në disavantazh të dyfishtë.

Në fraksionin e dytë të lojës, përkundër asaj që pritej, austriakët ishin sërish domunies. Madje ata realizuan edhe dy herë të tjera konkretisht në minutën e 72 dhe të 73. Deri në vërshëllimën e arbitrit nuk pati më ndryshime rezultati, duke bërë që kuqezinjtë të koleksionojnë një tjetër disfatë.

Kjo ishte edhe ndeshja e fundit nga e cila Shqipëria shpresonte të merrte pikët e plota dhe të shpresonte për kualifikimin, pasi pas 4 ndeshjesh gjendemi në kuotën e 2 pikëve, duke u renditur të parafundit në grup.

Ne.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • luli: 09/09/2019 22:15

    bushi duhet te nxjerresh mesime nga kto rezultatet e dobta dhe ta justifikosh besimin qe te eshte dhene, ti i ke te gjitha aftesite per tu paraqitur me mire me loje dhe rezultate

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë