UEFA ka hedhur shortin e ndeshjeve kualifikuese të Kampionatit Europian U-21 që do zhvillohet në vitin 2025 në Sllovaki. Gjatë shortit u përcaktuan nëntë grupe ku janë 52 skuadra dhe garojnë për 15 vende në fazën finale, me Sllovakinë mikpritëse që është e kualifkuar.
Shqipëria U-21 është shortuar në grupin E së bashku me Rumaninë, Zvicrën, Finlandën, Malin e Zi dhe Armeninë. Kosova është pjesë e grupit D me Gjermaninë, Poloninë, Izraelin, Bullgarinë dhe Estoninë.
Ndeshjet në grupe do zhvillohen midis marsit 2023 dhe tetorit 2024, të ndjekura nga play off-et në nëntor 2024 përpara turneut final në verën së 2025. Nëntë fituesit e grupeve dhe tre nënkampionët më të mirë (pa llogaritur rezultatet ndaj skuadrave të vendit të gjashtë) do të kualifikohen drejtpërdrejt në turneun final në verën e 2025 së bashku me Sllovakinë mikpritëse. Gjashtë nënkampionët e tjerë do të luajnë në dy ndeshje për tre vendet e mbetura në finale në nëntor 2024.
Grupi A : Itali, Republika e Irlandës, Norvegjia, Turqia, Letonia, San Marino
Grupi B : Spanjë, Belgjikë, Skoci, Hungari, Kazakistan, Maltë
Grupi C : Holandë, Suedi, Gjeorgji, Maqedonia e Veriut, Moldavia, Gjibraltar
Grupi D : Gjermani, Polonia, Izraeli, Bullgaria, Kosova, Estonia
Grupi E : Rumania, Zvicra, Finlanda, Shqipëria, Mali i Zi, Armenia
Grupi F : Angli, Ukrainë, Serbi, Irlanda e Veriut, Azerbajxhan, Luksemburg
Grupi G : Portugali, Kroacia, Greqia, Bjellorusia, Ishujt Faroe, Andorra
Grupi H : Francë, Austri, Slloveni, Bosnjë dhe Hercegovinë, Qipro
Grupi I : Danimarkë, Çeki, Islandë, Uells, Lituani
Datat:
Faza në grupe
20–28 mars 2023
12–20 qershor 2023
4–12 shtator 2023
9–17 tetor 2023
13–21 nëntor 2023
18–26 mars 2024
2–10 shtator 2024
Playoff
7–15 nëntor 2024
Ndarjet në vazot para shortit u ndanë në bazë të koeficientëve të skuadrave në renditjen e UEFA. Organi i futbollit europian u kujdes që Kosova mos luante kundër Serbisë dhe Bosnjë Hercegovinës.