Kombëtarja Shqiptare me trajner
të ri, Panucci merr drejtimin

Kombëtarja Shqiptare me trajner<br />të ri, Panucci merr drejtimin
Tashmë mund të themi se Panucci është trajneri i ri i Kombëtares Shqiptare të futbollit.

Christian Panucci do të zëvendësojë teknikun Gianni De Biasin, në krye të “kuqezinjve”.

Lajmi bëhet i ditur nga mediat italiane, të cilat raportojnë se në orët e vona të së hënës, është arritur marrëveshja mes Federatës Shqiptare të Futbollit dhe Christian Panuccit.

“Christian Panucci do të jetë trajneri i ri  i Shqipëriaë. Ish futbollisti i Milan, Real Madrid, Inter dhe Roma ka arritur një marrëveshje me Federatën Shqiptare për t'u ulur në stolin e KOmbëtares Shqiptare, pas eksperiencës si asistent Capellos me Rusinë në Kupën e Botës të vitit 2014”, shkruan Sportmediasset.

Sipas një deklarate të shpërndarë për mediat gjatë ditës së hënë FSHF, deklaronte se Christian Panucci, ka qënë në listë me kandidatura të tjera si, Luigi De Kanio, ish-trajner i Napolit dhe Alberto Malesani, ish-trajner i Fiorentinës.

Panucci në karrierën e tij si futbollist ka luajtur me klube të mëdha si Milan, Real Madrid, Inter dhe Roma, ndërsa si trajner, ka vetëm një eksperiencë si ndihmës i Fabio Capellos, në Botërorin e vitin 2014, me kombëtaren e Rusisë.

Pas këtij lajmi të orëve të vona, tashmë pritet dhe konfirmimi nga Federata Shqiptare e Futbollit, për marrëveshjen me ish-milanistin Panucci për drejtimin e pankinës "kuqezi".

sport

Panucci, kandidatura e preferuar e Dukës
Ish-mbrojtësi i djathtë i Milanit, Cristian Panucci duket se ka qënë kandidatura e preferuar e Armand Dukës për stolin kuqezi. 
 
Burime pranë FSHF-së kanë bërë të ditur se ish-krahu i djathtë i Fabio Capelos gjatë drejtimit të kombëtares ruse, ishte më pranë marrjes së kreut të pankinës kuqezi.
 
Christian Panuçi ka mbrojtur fanellën e Milanit dhe Romës për vite me radhë. Ai ka qenë ndër mbrojtësit më të mirë të kombëtares italiane.

Redaksia Online
Er.K/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    A mendoni se protestat mund ta forcojnë pozicion politik të PD-së?



×

Lajmi i fundit

Debati në ‘Frontline’/ Baçi: Rama përdor drejtësinë për të goditur PD! I kthehet Lita: Gjyqtarët që dënuan Salianjin iu dhanë vulën

Debati në ‘Frontline’/ Baçi: Rama përdor drejtësinë për të goditur PD! I kthehet Lita: Gjyqtarët që dënuan Salianjin iu dhanë vulën