Kombëtarja U-19 fiton 1-0 miqësoren me Kazakistanin

Kombëtarja U-19 fiton 1-0 miqësoren me Kazakistanin

Pamje nga miqësorja Shqipëri-Kazakistan U-19 luajtur sot në "Elbasan Arena"

Kombëtarja jonë U-19, e drejtuar nga trajneri Erion Bogdani, ka zhvilluar sot, në “Roza Haxhiu” të Lushnjës, ndeshjen miqësore me homologen e saj nga Kazakistani. Një ballafaqim i dominuar nga kuqezinjtë tanë, veçanërisht në aspektin e lojës, sepse rezultati ka qenë minimal në shifra.

Goli i Kumbullës (minuta e 40-të), në pjesën e parë, ka mbetur i pandryshuar gjatë 90 minutave, edhe pse tanët kanë pasur jo pak mundësi të volitshme për më shumë. 

Të dy trajnerët kanë kryer mjaft zëvendësime me kalimin e minutave, por ritmi ka qenë nën kontrollin e Shqipërisë, që do të luajë pas tri ditësh, më 27 mars, në të njëjtin stadium, një tjetër sfidë të tillë testuese me kazakët.

Trajneri Bogdani e ka nisur miqësoren në fjalë me këtë formacion titullar: Alia, Dragjoshi, Ismaigeci, Kalaj, Kumbulla, Rama, Liço, Halili, Pasha, Gkertsos, Gavazaj. Kujtojmë se Erion Bogdani ka grumbulluar 25 futbollistë, të datëlindjes 2000, ku dhjetë prej tyre aktivizohen në kampionatin tonë.
 

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Kazakistan/ Rrëzohet avioni me 70 pasagjerë në bord! 6 të mbijetuar

Kazakistan/ Rrëzohet avioni me 70 pasagjerë në bord! 6 të mbijetuar