Kombëtarja shqiptare e futbollit kreu stërvitjen gjenerale në stadiumin 'Duboçica' të Leskovacit, para ndeshjes Serbi - Shqipëri. Mirëpo në impiant u vu re që organizatorët kishin 'harruar' të vendosnin flamurin shqiptar, krah atij serb.
Praktika e UEFA-s dhe FIFA-s është që në stadium vendosen flamujt e dy rivalëve. Pritet të shihet nëse në orët në vijim UEFA dhe FIFA do të ndërhyjnë për këtë gjest dhe të vendosin flamurin shqiptar në stadium.
Të shtunën më 11 tetor në orën 20:45, kombëtarja shqiptare e futbollit luan kundër Serbisë në Leskovac, sfidë kjo e vlefshme për Grupin K kualifikues të Kupës së Botës 2026.
Komente





Ndoshta e lene per minutat e fundit para fillimit te ndeshjes,sepse i ruhen ndonje incidenti te mundshem si djegie,grisje,heqje me force te flamurit.Le te mos hidhemi ne perfundime te parakohshme.
Përgjigju@Iris prap dole avukate e shkive.
S'ka gje, veten tregojne qe jane mendjengushte e aspak sportivë.
Përgjigju