Kombëtarja U-21/ Shqipëria barazon 0-0 në Greqi

Kombëtarja U-21/ Shqipëria barazon 0-0 në Greqi

Kombëtarja U-21 në Greqi

Shqipëria U-21 e futbollit barazoi 0-0 me Greqinë në miqësoren e parë të marsit, e zhvilluar në stadiumin “Serres Municipal”.

Trajneri Alban Bushi e nisi ndeshjen ndaj Greqisë me këtë formacion titullar: Anzelo Sina (GK), Zylyf Muca, Ermis Selimaj, Elton Fikaj, Ervin Bashi, Gabriel Ramaj, Kevin Dodaj, Burak Alili, Ermir Rashica, Feta Fetai (C) dhe Erald Maksuti.

Ndeshja, e luajtur në orën 16:00, nuk prodhoi asnjë gol për asnjërën nga skuadrat. Në pjesën e dytë, trajneri Bushi aktivizoi edhe Ajvazin, Tomën, Kurtin, Simnicën dhe Markun.

Kjo sfidë shërbeu për të testuar lojtarët e rinj të grumbulluar me Kombëtaren.

Më 25 mars, Shqipëria U-21 do të luajë ndeshjen e dytë miqësore kundër Luksemburgut U-21 në stadiumin “Georges Woehlfart”, në orën 18:30.

S.Dh/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sondazhi i ditës: 21 Mars, 10:09

    Sa e dëshironi integrimin e Shqipërisë në Bashkimin Europian?



×

Lajmi i fundit

'Zamira ma ka bërë zemrën mal dje'/ Rama nga Vlora: U takova me 100 të rinj të FRPD, s’kanë lidhje me surratin e opozitës në Tiranë. Tolerancë zero për ata që sillen keq me demokratët

'Zamira ma ka bërë zemrën mal dje'/ Rama nga Vlora: U takova me 100 të rinj të FRPD, s’kanë lidhje me surratin e opozitës në Tiranë. Tolerancë zero për ata që sillen keq me demokratët