Jo vetëm tifozët, por edhe presidenti i FSHF-së Armando Duka është i zhgënjyer nga kombëtarja e cila u mposht 0-1 nga Lituaninë në Ligën e Kombeve. Pas ndeshjes se kombëtares shpresa që fitoi 3-1 me Andorën Duka kishte disa kritika për ekipin e Edy Reja-s.
“Kombëtarja e madhe nuk zhgënjeu vetëm me rezultat, por nuk dha gjë në fushë. Nuk mendoj se ishte vetëm lodhje, që padyshim ndikoi, por përqëndrimi për të vlerësuar çdo lloj kundërshtari. Që të jesh skuadër e madhe duhet të kesh përqëndrim në fushë, pikërisht për këtë ne nuk jemi skuadër e madhe. Duhet të përqendrohemi maksimalisht, të japim mbi 100% që të bëjmë rezultat. Nëse hyjmë në fushë si general patjetër që do dalim të turpëruar,”-u shpreh Duka.
O turpi ju mbulofte skeni luajt najher e sdo luani se jeni pordhac dhe te shitur dhe te paafte,turpi ju mbulofte
Përgjigju