Kombëtarja shqiptare ka zhvilluar sot seancën e parë stërvitore nën urdhrat e trajnerit Sylvinho për dy ndeshjet miqësore kundër Kilit dhe Suedisë me 22 dhe 25 mars.
Nën urdhrat e trajnerit brazilian janë vënë 24 nga 26 futbolliste, teksa i fundit që mbërriti në shtëpinë e futbollit ishte Nedim Bajrami. Sonte në mbrëmje, por pasi ka humbur stërvitjen e parë për shkak të angazhimit me klubin, do bashkohet Qazim Laçi.
I fundit që do vihet ne dispozicion të ekipit është Naser Aliaji, pasi luan sonte me ekipin e tij në Rumani. Sa i takon Bajramit pas ulje nga avioni erdhi dhe menjëherë zbriti në fushën e stërvitjes. Ai mori kohë sa për tu ndërruar duke nxituar për të qenë pjesë e ekipit.