Kombëtarja zhvillon stërvitjen e parë për në Euro 2024, Sylvinho afron sulmuesin e Skënderbeut

Kombëtarja zhvillon stërvitjen e parë për në Euro 2024, Sylvinho afron sulmuesin e Skënderbeut

Kombëtarja në stërvitje

TIRANË - Në "Shtëpinë e Futbollit" Kombëtarja shqiptare ka zhvilluar pasditen e kësaj të mërkure stërvitjen e parë pas grumbullimit dhe zbardhjes së listës nga Sylvinho.

Trajneri kishte grupin në dispozicion dhe si fillim trajnimi ishte i karakterit qetësues, me disa vrapime dhe ushtrime të lehta. Përpara Euro 2024 në Gjermani, Kombëtarja do zhvillojë dy miqësore, më 3 qershor kundër Lihtenshtajnit dhe më 7 qershor kundër Azerbajxhanit (të dyja në Hungari).

Pritet që lista e publikuar nga Sylvinho të hënë të jetë ajo finale, nëse nuk do ketë dëmtime. Pritet që nga 27 futbollistë, njëri prej tyre të largohet dhe deri më 7 qershor FSHF do ketë depozituar në UEFA listën finale me 26 emrat që Sylvinho do ketë gati për në Grupin B të Euro 2024.

Vlen të theksohet fakti se ditën e sotme të pranishëm në grumbullimin e kryer në “Shtëpinë e Futbollit”, ishin emra të rëndësishëm si Broja, Hysaj, Asani, Asllani, Medon Berisha, Daku, Ajeti, Ismajli, Kumbulla, Hoxha, Muçi, Gjasula, Manaj, Mihaj, Balliu, Etrit Berisha, Strakosha.

Në këtë seancë u vu re edhe grumbullimi i sulmuesit të Skënderbeut, Ardit Nikaj, i cili është pjesë e U-21. Deri në plotësimin e grupit, shkodrani do jetë pjesë e ekipit A dhe më pas do rikthehet te Shpresat, por vështirë se djaloshi do e harrojë këtë datë kur u thirr në ekipin e parë.

Ndeshjet e Kombëtares:

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 21:55
Sylvinho afron në Kombëtare sulmuesin e Skënderbeut


Kombëtarja zhvilloi pasditen e së mërkurës stërvitjen e parë për përgatitjet e Euro 2024. Në këtë seancë u vu re edhe grumbullimi i sulmuesit të Skënderbeut, Ardit Nikaj, i cili është pjesë e U-21.

Deri në plotësimin e grupit, shkodrani do jetë pjesë e ekipit A dhe më pas do rikthehet te Shpresat, por vështirë se djaloshi do e harrojë këtë datë kur u thirr në ekipin e parë.

Sulmuesi 22-vjeçar këtë sezon u aktivizua 34 ndeshje me fanellën e Skënderbeut në kampionat, ku shënoi 7 gola si dhe regjistroi 2 asite.

S.DH/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Viktor: 30/05/2024 10:23

    Ne liste duhet te ishin Cikalleshi Roshi dhe Bare

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Joe Biden tërhiqet nga gara presidenciale në SHBA, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Atentati me 3 të vrarë në Memaliaj, Gjyshja e Gledion Mukës: Djalin ma vranë pa faj, duam drejtësi

Atentati me 3 të vrarë në Memaliaj, Gjyshja e Gledion Mukës: Djalin ma vranë pa faj, duam drejtësi