
Kombëtarja zhvilloi pasditen e së mërkurës stërvitjen e parë për përgatitjet e Euro 2024. Në këtë seancë u vu re edhe grumbullimi i sulmuesit të Skënderbeut, Ardit Nikaj, i cili është pjesë e U-21.
Deri në plotësimin e grupit, shkodrani do jetë pjesë e ekipit A dhe më pas do rikthehet te Shpresat, por vështirë se djaloshi do e harrojë këtë datë kur u thirr në ekipin e parë.
Sulmuesi 22-vjeçar këtë sezon u aktivizua 34 ndeshje me fanellën e Skënderbeut në kampionat, ku shënoi 7 gola si dhe regjistroi 2 asite.
Lajmi kryesor:
Kombëtarja zhvillon stërvitjen e parë për në Euro 2024, Sylvinho afron sulmuesin e Skënderbeut









