Rindërtimi/ PD: Lagjja e re në Kombinat nuk duket, veçse në propagandën e qeverisë (VIDEO)

KOMBINAT- Zëdhënësja e Partisë Demokratike, Ina Zhupa në një dalje për mediat ka vijuar me akuzat ndaj Ramës dhe Veliajt, ku thotë se kanë harruar banorët e kombinatit dhe se lagja e re është vetëm propagandë e qeverisë, pasi ende nuk kanë nisur shembjet.

'Ndodhemi në zonën e Kombinatit. Konkretish në këtë lagje është premtuar nga pinoku i bashkisë dhe shpura e propagandës që përdor Edi Rama, se do të ndërtohet lagja më e re e Kombinatit. Ata me 25 korrik e pagëzuan me Kombiart, ndërkohë këtu siç mund ta shikoni nuk kanë nisur shembjet dhe jo më të bëhet fjalë për rindërtimin e shtëpive', thotë Ina Zhupa.

Sipas zëdhënëses së PD, banorët nuk e dinë se si do të jetë fati i tyre dhe se nuk kanë asnjë kontratë të lidhur me bashkinë apo me ministrinë e Rindërtimit për ndërtimin e banesave të tyre të dëmtuara nga tërmeti i 26-nëntorit.

'Para një viti, pra në nëntorin e vitit të kaluar, Kombinati ishte një nga zonat më të goditura nga tërmeti. Rreth 1500 familje dolën të pastreha. Sot disa prej tyre trajtohen me bonusin e qirasë, por të gjithë nuk e dinë se si do të jetë fati i tyre. Askush nuk ka një kontratë të lidhur me bashkinë e Tiranës apo me institucionet e qeverisë siç është ministria e Rindërtimit. Askush nuk e di nëse do të jetojë në banesën e tij përsëri, kur të rindërtohet apo do të dërgohen në zona të tjera sipas preferencës së qeverisë apo të bashkisë Tiranë. Askush nuk e di se sa do të zgjasë procesi. Askush nuk e di se si do të jetë e ardhmja e tyre dhe familjeve të tyre. A do të jetojnë gjatë me bonusin e qirasë! A do të kthehen në shtëpitë e tyre dhe si do të shkojë procesi i rindërtimit', shprehet Zhupa.

Në deklaratën e saj nga Kombinati Zhupa hedh akuzat se kjo është e qëllimshme që njerëzit të mos organizohen dhe se kantieret e ndërtimit te 5 Maji ose te Sami Frashëri janë kantiere një ditore vetëm kur shkon kryeministri.

'Kjo është bërë me qëllim. Me qëllimin që propaganda të vazhdojë çdo ditë me kaseta të gatëshme nga Rama dhe shpura e tij e propagandistike, ndërkohë njerëzit nga pasiguria mos të dinë se si të veprojnë. Mos të kenë mundësi as të organizohen dhe as të bëhen pjesë e gjërave të mëdha që pritet të ndodhin në Kombinat. Kombinati pret përgjigje ashtu si edhe zonat e tjera të Tiranës që janë dëmtuar nga tërmeti i 26 nëntorit, duan të dinë se si do të shkojë fati i banesave të tyre, banesat që kanë ngritur me mund, banesat që kanë bërë sakrifica për ti patur, shumica pre të cilave janë edhe të padëmtuara dhe me kryqin e verdhë dhe jo me kryqin e kuq për tu shembur.  Ndërkohë siç ua paraqitëm, kjo është lagjia që duhej të ndërtohej, por me sa duket planet janë shtyrë për një afat të pacaktuar. Sepse siç e keni parë, kantierët e rindërtimit te 5 Maji apo te Sami Frashëri janë kantiere njëditore vetëm kur shkon kryeministri dhe shpura e tij propagandistike. Ditët e tjera atje nuk punohet. Ashtu siç nuk punohet në Kombinat, nuk punohet në të gjithë Tiranën. E gjitha është fasadë. Realiteti është që qytetarët nuk dinë asgjë dhe janë lënë të vetëm përballë tërmetit, pandemisë dhe krizës ekonomike', thotë zëdhënësja e PD, Ina Zhupa.

er.k./b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë