Komedi për Henrieta Leavit
astronomen e parë të 1900-s

Komedi për Henrieta Leavit<br />astronomen e parë të 1900-s
Jeta mahnitëse e astronomes Henrieta Leavit, një nga astronomet e para në Harvardin e 1900-ës dhe grave të tjera që realizuan hartën e yjeve në univers, vjen për herë të parë premierë në Shqipëri. 

“Qiell i heshtur”, një komedi romantike, gjysmë biografike e shkruar nga Loren Gunderson. 

Regjiosrja Armela Demaj shprehet se “Qiell i heshtur” është një ndodhi njerëzore, që i flet shoqërisë, dje dhe sot. Është një vepër, e cila flet për marrëdhëniet familjare, besimin në fuqinë e mendjes dhe shpirtit, mbështetjen dhe solidaritetin, këmbënguljen për të kërkuar dritë në thellësitë e pandriçuara dhe mënyra shprehëse të reja me qëllim një pamje më të qartë dhe kontribut në begatinë e njeriut. 

Kjo premierë vjen si një vlerësim për kontributin e këtyre grave që bën histori në botë.”
 
Demaj komenton më tej se “Për mua është nder dhe përgjegjësi shumë e madhe, që të rimishëroj këto personazhe, të cilat kanë qenë gurë i rëndësishëm në historinë e zhvillimit botërorë. Është nder, pasi janë pikërisht personazhet, të cilët nuk janë falënderuar dhe nuk kanë marrë meritë.”, shpjegon regjisorja Armela Demaj. 

Ngjarjet e komedisë zhvillohen kryesisht në Observatorin e Harvardit dhe skena dominohet nga prania e yjeve, pasionit të njerëzve që e duan punën dhe dashurisë së tyre për njëra-tjetrën. Puna dhe pasioni i Leavit, vuri themelin astronomik të matjes së distancës së dritës në univers dhe provoj se universi nuk ishte thjesht galaktika Udha e Qumështit, siç supozohej deri në atë kohë. Me punën e saj dhe të kolegëve, Henrieta, lufton kundër stereotipeve për aftësitë dhe kontributet e grave në fushën e shkencës. 

“Ndërlidhja e dashamirësia që ne duhet të kemi, për t’i dhënë dorën njëri-tjetrit, për ta ndihmuar në momente vështirësie, për t’a duartrokitur në momente triumfi është ajo çka trajtohet në këtë vepër dhe shoqëria ndjen nevojën që ti ketë”, thotë regjisorja Demaj.

“Qiell i heshtur” është historia e njerëzve, të cilëve pasioni i çon përtej limiteve që shoqëria iu vë. Dhe vetëm duke thyer këto barriera njeriu arrin të zhvillohet, të bëj kapërcime politike, që nuk janë vetëm vlerë individuale por edhe botërore. Këto gra punonin në Universitetin e Harvardit në Observatorin e Studimeve Hapësinore, pasioni për të ditur dhe për të arritur më shumë, i bëri që të hynin në histori për zbulimet e tyre. Ishin ato që sollën ndryshime rënjësore në sistemin e të menduarit në shoqërinë botërore, dhe kjo ndodhi duke sakrifikuar marrëdhënie familjare, marrëdhënie sentimentale, pasi diçka më e madhe se ato i tërhiqte drejt epokës së re”, thotë regjisorja Armela Demaj.
 
Sipas saj, vepra është e ndërtuar në formën e një komedie romantike, por ka përplasje shumë të mëdha midis shkencës, jetës, galaksisë përtej nesh dhe njëkohësisht galaksisë brenda nesh. 

Gjithashtu trajtimi nga ana stilistike e veprës, është mbajtur në një trajtim minimalist duke ruajtur tiparet e kohës por nëpërmjet një interpretimi realist. Muzika është e gjallë në pjesën më të madhe të shfaqjes e interpretuar në skenë. Kostumet, gjithashtu të punuara nga Ina Elezi janë të epokës. Ndërkohë efektet vizuale janë realizuar nga Elian Stefa. 

qiell i heshtur

Personazhet dhe rolet 

Henrieta Levit, është një figurë femërore që ka dhënë një kontribut shumë të rëndësishëm në botën astronomike, studimet e së cilës kanë shërbyer për vazhdim të eksplorimeve nga shkencëtarë të tjerë, vjen në skenë nga aktorja Nigela Ruka. 

Margarita, është motra e Henrietës, një vajzë e devotshme, që jeton sipas rregullave të komunitetit dhe kujdeset për pjesëtarët e familjes ndërkohë, që nuk lë pianon dhe kompozimet pas dore, vjen në skenë nga Sonila Kapidani. 

Dy figura të tjera, mjaft me rëndësi në botën e shkencës, Eni Kanon dhe Amina Fleming, që sjellin dy përvoja të tjera jetësore po aq këmbëngulëse dhe po aq luftarake në mënyrat e tyre, vijnë në skenë nga Jonida Beqo dhe Verjana Abazaj. 

Ndërsa Piter Shoo, një personazh romantik i trilluar nga autorja, që e ka rehatinë e një terreni të gatshëm ku mund të punojë dhe një kornizë të përgatitur nga prindërit në të cilën do të jetojë, por që bie në dashuri me Henrietën, interpretohet nga Redjan Mulla.

shfaqja

shfaqja

shfaqja

shfaqja

Redaksia Online
(F.T/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Ku po i kaloni pushimet e verës?



×

Lajmi i fundit

'Ura e dëmtuar e Rilindjes', Berisha del bllof sërish me postimin e Qytetarit Dixhital! Publikon pamje që nuk ndodhen fare në Shqipëri

'Ura e dëmtuar e Rilindjes', Berisha del bllof sërish me postimin e Qytetarit Dixhital! Publikon pamje që nuk ndodhen fare në Shqipëri