Komedia 'Pushteti i grave' rikthehet
5 ditë rresht në Teatrin Kombëta

Komedia 'Pushteti i grave' rikthehet<br />5 ditë rresht në Teatrin Kombëta
Komedia “Pushteti i grave”, një nga premierat më të suksesshme, që një javë më parë u ngjit në skenë me regji të Spiro Dunit do të vijojë të shfaqet nga mbrëmja e kësaj të mërkure më 19 prill duke vijuar edhe në datat 20, 21, 22 dhe 23 prill.
 
Spiro Duni e ka mbështetur këtë komedi mbi veprën e Aristofanit, por ai e ka sjellë në kohë, duke satirizuar problemet aktuale të politikës. Regjisori ka ruajtur me shumë kujdes shijen e kohëve antike dhe stilin e Aristofanit.
 
“Pushteti i grave” këtë javë është bërë një nga premierat më tërheqëse për publikun. Java e parë e premierës ka qenë suksesshme.
 
Në komedinë “Pushteti i grave” luajnë aktorët Flaura Kureta, Naun Shundi, Helidon Fino, Laert Vasili, Rajmonda Bulku, Elia Zaharia, Ligoraq Riza, Sokol Angjeli, Ardian Cerga, Krafil Shena, Andon Koço, Gladiola Harizaj, Niada Saliasi, etj.
 
Batutat, humori, muzika dhe komunikimi me publikun kane qenë në nivelin më të mirë.

Princesha Elia Zogu: Ku të çon alternativa e pushtetit të grave 
Për aktoren Elia Zaharia që luan Theothorën, qëllimi i dramës nuk është pikërisht problemi i gruas në pushtet.

"Secila nga ne është karakter i veçantë dhe të tëra plotësojnë panoramën e përgjithshme ku evidentojmë në një farë mënyre, plotësojmë atë të cilën zgjedhim atë që zgjedhim shefen tonë, lideren tonë që është Leonora që luhet mrekullisht nga Flaura Kureta në këtë produksion. Unë jam nënkryetarja e këtij pusheti të ri, e këtij regjimi të ri. Ne fakt ajo çfarë ne themi, pavarësisht se është pusheti i grave, është konsumimi që bën pushteti, qoftë ky burrë apo grua dhe kjo e tejkalon gjininë dhe gjetja e Aristofanit që këtë herë janë gratë që e provojnë, është thjesht një alternativë më shumë në këtë alternativë përpjekjesh të njëpasnjëshme që i ofrohen në këtë pazar si të thuash të popullit të publikut në këtë rast", tha Elia.

Redaksia Online
Al.N/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Si po përballohet situata e krijuar nga zjarret në vend?



×

Lajmi i fundit

RENEA aksion ‘blic’ në Vlorë, rrethojnë zonën e Ujit të Ftohtë! Kontrolle në hotelin ky dyshohet se ndodhen 2 persona të shumëkërkuar! Policia lokale nuk ishte njoftuar

RENEA aksion ‘blic’ në Vlorë, rrethojnë zonën e Ujit të Ftohtë! Kontrolle në hotelin ky dyshohet se ndodhen 2 persona të shumëkërkuar! Policia lokale nuk ishte njoftuar