“Zonja e Bujtinës” kryevepra e dramaturgut Carlo Goldoni, me regji të Kiço Londos mbërriti në Teatrin “Bylis” të Fierit.
Komedia dhuroi për më shumë se dy orë humor, emocione dhe interpretime mbresëlënëse. Për regjisorin Kiço Londo, premiera ishte një eksperiment të cilin shumë e cilësuan si kurajoz, por ne fakt kurajon dhe talentin e vërtetë e treguan aktorët e rinj të shfaqjes, të gjithë student.
Aktorët e rinj shkëlqyen me interpretimin e tyre, duke mbajtur të mbërthyer vëmendjen e spektatorëve.
E zonja e Bujtinës është një grua e gjallë, komplekse, simpatike, gjithmonë e kthjellët dhe e aftë për vetëkontroll. Figura e saj dominon komedinë, duke kapërcyer pengesat dhe duke I bërë gjërat sipas mënyrës së saj. Ajo siguron një ekuilibër të vazhdueshëm midis reputacionit, interesit dhe lirisë, pa e pasur të nevojshme të martohet megjithëse ka “robëruar” me sharmin e saj shumë burra.










Komente
Komento