Komedia ‘Ëndërr në papafingo’ në skenën e Teatrit të Fierit! Regjisori Leka Bungo: Trajton familjen socialiste në vitet ‘70

Në teatrin Bylis të Fierit për dy netë me radhë, të enjten e të premten u shfaq me sukses komedia "Ëndërr në papafingo" me regji të Leka Bungos dhe një kast të mrekullueshëm aktorësh.

“Jemi përpjekur të bëjmë një shfaqje profesionale dhe mendoj se kasti i aktorëve ia ka arritur, pa zhurmë, jo me banalitet të japë një shfaqje qe fton publikun në buzëqeshje jo me nenqeshje dhe kjo per mua mjafton”, tha Bungo.

Komedia trajton një nga temat e mprehta shoqërore të kohës siç është ajo e ndërtimit të familjes “ re” socialiste. Ngjarjet vendosen në vitet 1970, në një vilë në Tiranë ku jeton familja e një prej heronjve të luftës. Sipas komedisë së Bungos, djali i heroit, është një zetorist në një kooperativë fshati që emërohet Drejtor në Ministrine e Punëve të Jashtme. Para detyrës së re, ai bashkë me të shoqen dhe vajzën e tij, vendoset në një vilë që më parë ishte pronë e njërit prej bashkëpunëtorëve të pushtuesve.

“Ngjarjet janë reale dhe për më tepër për brezin e ri që nuk e kanë jetuar atë periudhë do të ketë çfarë të mësojë. Këto ngjarje kanë ndodhur realisht ateherë, nuk ka asgjë të sajuar asgjë të shtuar”.

Komedia “Ëndërr në papafingo” erdhi si bashkëpunim i Teatrit Bylis në Fier dhe Teatrit “Skampa” të Elbasanit.

G.K/I.M/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Tjetër hap fals, Barcelona barazon 2-2 në Vigo! Celta i shënon dy gola në fund

Tjetër hap fals, Barcelona barazon 2-2 në Vigo! Celta i shënon dy gola në fund