'Komedia që shkon për dreq' pas suksesit në rrethe shfaqet në Tiranë

'Komedia që shkon për dreq' pas suksesit në rrethe shfaqet në Tiranë

Një shfaqje brenda shfaqjes që nis si një dramë misterioze dhe përfundon në një komedi katastrofash. “Komedia që shkon për dreq” pas Durrësit dhe Korçës do të shfaqet dhe për publikun e Tiranës. Nga e enjtja, ekipi i përzgjedhur nga regjisorja Driada Dervishi për veprën britanike që në 2015 meritoi çmimin “Laurence Olivier” si “Komedia më e mirë e re”, vjen në Teatrin Kombëtar.

Kjo komedi luhet sikur Romir Zalla, Gentian Zenelaj, Monika Lubonja Bujar Asqeriu, Sokol Angjeli, Alesia Xhemalaj dhe Donald Shehu janë aktorë amatorë. Ata angazhohen të ngjisin në skenë një vepër të rëndësishme, por pa sukses. “Komedia që shkon për dreq” kthen si aktore Monika Lubonjën.

E vetmja gjë që shkon mirë në shfaqje është ideja që komedia i përcjell publikut. “Bëjmë teatër në Shqipëri. Përpiqemi në mundësitë tona maksimale, nganjëherë duke kaluar edhe në kufijtë e një mbijetese, e megjithatë vazhdojmë të bëjmë teatër, dhe megjithatë sallat e teatrit në Shqipëri po mbushen plot”, shprehet Driada Dervishi, regjisore.

Kjo është një komedi angleze, por me gjasë publiku i këtushëm e gjen veten në shumë skena, interpretuar nga Bujar Asqeriu, Romir Zalla, Gentian Zenelaj,Monika Lubonja, Sokol Angjeli etj. “Luajmë disa personazhe që i luajnë aktorë amatorë.

Kjo është një trupë amatore, të cilët kanë marrë përsipër të bëjnë një shfaqe për kënaqësinë e tyre”, tha Bujar Asqeriu, aktor. “Një shfaqe është festë, si për ne që e sjellim para teatrit, por edhe për publikun që vjen edhe e shijon”, thotë Romir Zalla, aktor.

“Unë jam vëllai i Monikës, Monika është një çikë bishtpërdredhur”, tregon Sokol Angjeli, aktor. “Definitivisht ka qenë komedia më e vështirë që kam punuar ndonjëherë në jetën time”, rrëfen Gent Zenelaj, aktor. Kur gjërat shkojnë keq, mos u shqetësoni, sepse do të shkojnë edhe më keq. E ka moto të vetën kjo komedi. Por në këtë rast, aktorët mendojnë se “Komedia që shkon për dreq”, do shkojë më se miri.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    28 Nëntor, 09:20

    A e keni të qartë pse opozita organizon mosbindje civile?



×

Lajmi i fundit

Lidhjet e Suel Çelës me Artan Hoxhën, Kikia në ‘Frontline’: Gazetaria mori goditje të jashtëzakonshme, gazetarë në shërbim të një prej organizatave më famëkeqe të krimit

Lidhjet e Suel Çelës me Artan Hoxhën, Kikia në ‘Frontline’: Gazetaria mori goditje të jashtëzakonshme, gazetarë në shërbim të një prej organizatave më famëkeqe të krimit