'Komedia që shkon për dreq' mirëpritet në Korçë, këtë javë vjen në Teatrin Kombëtar
Me një humor të hollë anglez, misterioze dhe tronditëse, “Komedia që shkon për dreq” përcjell mesazhin “Kur gjërat shkojnë keq, mos u shqetësoni sepse mund të shkojnë edhe më keq”.
Gjatë shfaqjes në Korçë të 'Komedia që shkon për dreq'
Pas Durrësit, “Komedia që shkon për dreq” është pritur ngrohtë edhe nga qytetit të Korçës. Për 3 netë me radhë, publiku korçar ka mbushur sallën e teatrit Andon Zako Çajupi për të parë shfaqjen me regji të Driada Dervishit e cila ka bërë bashkë emra të mëdhenj të aktrimit si Romir Zalla, Gentian Zenelaj, Monika Lubonja, Sokol Angjeli, Donald Shehu, Alesia Xhemalaj, me pjesëmarrjen e veçantë të Bujar Asqeriut.
Me një humor të hollë anglez, misterioze dhe tronditëse, “Komedia që shkon për dreq” përcjell mesazhin “Kur gjërat shkojnë keq, mos u shqetësoni sepse mund të shkojnë edhe më keq”. Bëhet fjalë për një shfaqje brenda shfaqjes, ku në qendër të së cilës janë një trup akorësh amatoreskë të cilët marrin përsipër që të sjellin një vepër teatrale shumë të rëndësishme, një kafshatë që për ta nuk mund të kapërdihet dhe aq lehtë dhe që përfundon në një dështim. Shfaqja e cila ndan prapaskenat me atë çka ndodh realisht në skenë u prit mjaft mirë nga artdashësit korçarë.
(Aktorët e shfaqjes “Komedia që shkon për dreq”)
Publiku që mbushi sallën ka qeshur jo vetëm me batutat, po dhe me lëvizjet e pamenduara të aktorëve “amatorë”. Një i vdekur që reagon e hyn në skenë, jo në momentin e duhur, për të demaskuar një tjetër krim, një e fejuar që dashuron vëllain e viktimës dhe harron tekstin, një aktor që trukohet si grua për të mbuluar incidentin e aktores dhe gjithçka shkon për dreq në shfaqjen e trupës amatore.
Pas Durrësit dhe Korçës, “Komedia që shkon për dreq” vjen në kryeqytet, në Teatrin Kombëtar në datat 31 maj, 1, 2 dhe 3 qershor. Premiera teatrore është e shkruar nga Henry Shields Jonathan Sayer dhe Henry Lewis, me përkthim Artur Lena, muzika nga kompozitori Endri Sina, skena Beqo Nanaj, kostumet Elva Bella, lëvizja skenike Donald Martini, grafika e video Endri Beqo, ndërsa realizimi i videos Ervist Muhadri.
/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
Si ka qenë për ju viti 2024?
-
I mirë
44%
-
I keq
22.8%
-
As i mirë as i keq
33.2%
Vota total: 1491
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
VKM/ Shkarkohet drejtoresha e Teatrit të Operas dhe Baletit, Abigeila Voshtina
13 Dhjetor, 19:43
-
Ndahet nga jeta Zoica Haxho, ikona e baletit shqiptar
1 Dhjetor, 10:06
-
Teatri i ri, Veliaj: E ndërtojmë për 100 vitet e ardhshme
2 Nëntor, 15:29
-
Vijojnë punimet për ndërtimin e Teatrit të ri Kombëtar, ja pamjet me dron nga kantieri (VIDEO)
1 Nëntor, 12:02
-
Veliaj inspekton punimet te Teatri i Ri: Në 30 muaj po bëjmë atë që humbëm në 30 vjet
3 Gusht, 12:55
-
Katër vite nga shembja e Teatrit Kombëtar, Meta: Akt kriminal që ende sot mbetet pa përgjegjës
17 Maj, 12:03
-
‘Biznesmenit’ i bëhet ‘gjyqi’ në Teatër! Gëzim Kame e Viktor Zhusti ‘mbledhin’ në tryezë figura të drejtësisë në pension. Artistët rrëfejnë shfaqjen
29 Mars, 19:34
-
‘Vajza, mbajeni mirë me mamanë e atij!’, Artan Imami tregon mes batutash komedinë çmim ‘Molier’! Në regji me bashkëshorten
12 Shkurt, 17:34
-
Aleanca për Mbrojtjen e Teatrit kallëzon prokurorin Edvin Kondili, Kalaja: 4 vite që nuk hetohet dosja! 46 herë trokasim në SPAK, 0 përgjigje
31 Janar, 11:52
-
Teatri i Ri, Veliaj: Përfundon për 2 vite, do jetë kryefjala e vitit të Kulturës në 2025
22 Janar, 13:51
-
‘Çifti i hapur’, komedia me çiftin e aktorëve Suela Bako e Romir Zalla shfaqet me sukses në teatrin e Durrësit
8 Dhjetor 2023, 20:35
-
4,46 miliardë lekë, 'portofoli' i Kulturës rritet me 12% për 2024! Gjysma e buxhetit për ‘kantieret’ e hapura nga Teatri Kombëtar tek Parku i Artit
13 Nëntor 2023, 19:38