Komediani i njohur iranian Max Amini ka bërë një thirrje të fortë lidhur me situatën e rëndë në Iran për shkak të protestave që kanë shpërthyer ditët e fundit.
Përmes një videomesazhi të publikuar në rrjetet sociale, Amini u shfaq i prekur, ndryshe nga herët e tjera, ku përmes humorit të tij bënte publikun të qeshte.
Ai thekson se ajo që po ndodh në Iran nuk është thjesht një lajm për botën, por realiteti i përditshëm i miliona njerëzve.
“Ajo që po ndodh në Iran është zemërthyese, dhe është e lehtë që bota të ecë përpara kur dhimbja nuk na duket e afërt. Por për miliona njerëz, kjo nuk është thjesht lajm – është realiteti i tyre i përditshëm. Familje po vuajnë, zëra po heshten dhe njerëzit po rrezikojnë gjithçka vetëm për t’u dëgjuar. Ndërgjegjësimi ka rëndësi. Dëgjimi ka rëndësi. Të jemi pranë njëri-tjetrit ka rëndësi”, u shpreh ai.
Mesazhi i komedianit ka ngjallur reagime të shumta në rrjete sociale, duke u shpërndarë gjerësisht si një thirrje për solidaritet dhe vëmendje ndërkombëtare ndaj dhimbjes së popullit iranian.
Komente








