Komentatori sportiv dhe gazetari i mirënjohur vlonjat, Moisi Dalipaj është diagnostikuar me një sëmundje të rëndë dhe bën apel për ndihmë. Djali i tij, Fatos Dalipaj, ndërsa ka bërë apel në rrjete sociale, shkruan se babai i tij ka nevojë të kryejë një ndërhyrje tejet të komplikuar e cila është urgjente dhe jetike. Gazetari i njohur me më tepër se 40 vjet në mikrofon, i ka përkushtuar jetën sportit, tani ka nevojë për ndihmë dhe kontribut nga kushdo.
Postimi i djalit të Dalipit dhe në fund tregon si mund të kontriuboni:
“Te dashur miq, Do dëshironim si familje të mos e shkruanim kurrë këtë status, por në këto ditë të vështira na duhet mbështetja juaj. Babai im i mirë dhe mbi të gjitha komentatori i zellshëm Moisi Dalipaj është diagnostikuar me një sëmundje të rëndë! Si pasojë e së cilës i duhet të kryejë një ndërhyrje tejet të komplikuar e një rrugëtim jo të lehtë që të sigurojë vazhdimësinë e shëndetit të tij. Moisiu është ai që na ka falur vetëm optimizëm dhe po vazhdon e bën edhe në këto momente shumë të vështira për të. Ndaj sot përulësisht dhe me shumë mirënjohje kërkojmë mundësinë për përballimin e kësaj ndërhyrje urgjente dhe jetike për babin tim. Kërkojmë ndihmën tuaj dhe të gjithkujt në emër të jetës dhe shëndetit të Moisi Dalipit, nëse mundeni. Faleminderit paraprakisht, Familja Dalipaj.
Nr. i llogarise:001510399
Raiffeisen Bank
IBAN: AL84202210050000000001510399
AL 48202110440000000010510399
Sëift:SGSBALTX
Emri:Moisi Fuat Dalipaj