Habi, kritika, qesëndisje, por dhe sharje për qeverinë dhe kryeministrin pararendës Berisha. Përgëzime, shpresa, urime, pritshmëri për qeverinë e re dhe Edi Ramën.
Por dhe padurim dhe kritika ndaj këtij të fundit, me fjalët: “Zoti kryeministër! Ne nuk duam me pa kryeministrin të bukur dum me pa Shqipninë mos të mposhtet varfëria...këtë gjë dum nga ti...”, “aman o Edi kemi luftuar per Rilindje! Kur do fillojne reformat se mezi po presim se me duket se e ke marre shtruar muhabetin ti” apo dikush tjetër që shton më poshtë se “Rilindja fillon nga këtu” apo se “më në fund shteti po duket shtet..!” “epo kryeministri me skandal se kjo as ne Siri s’besoj te jetë”, “kështu shkatërruan një komb të tërë”, etj...
DISA KOMENTE TË PUBLIKUT NË FAQEN E EDI RAMËS NË FACEBOOK
Po si kanë punuar në këto ambjente?
Paska qene nje katrahure e vertete. Ndryshimi i duhur ju be menjehere dhe besoj se ai do te vazhdoje.
Ketu paska calu puna dmth.....hajde e do hudhi nja dy tre milion euro beje qe te rilinde se leket tona jane vari lesht
Shpresojmë që ndryshimet nuk do mbeten vetëm te kryeministria.
Kësaj i thonë të fillosh nga vetja.
Uroj qe performanca e ngjyrave t'i dhuroje qytetareve pritshmerine e nje zgjimi nga te gjitha GRITE e jetes! Urime!
Jo vetem me nje pamje europiane (perendimore) por edhe me nje qeverisje te tille.
Njerëz me shpirt të rrënuar para ligjit, rrumpallat.
Bagdad.
Beje qe ta kene zili bota sic di ti, qe e bere Ministrine e Kultures dhe Bashkine lule. Suksese.
Keshtu shkatërruan nje komb te tere.....
Zoti kryeminister me krahe te leta ne punen tuaj per ta bere shqiperine si europa, kemi shum besim te ju.
Zoti kryeminister me krahe te leta ne punen tuaj per ta bere shqiperine si europa, kemi shum besim te ju.
Vetem trishtim!Mos na i tregoni me keto lloj pislliqesh,se populli ja dha shuplakat!Na ngeli koka mbrapa!Kemi nevoje te na flisni qe sot e tutje cfare do behet neser!
Patjeter nk prisnim te tjera pamje keshtu kane punuar elita e kryeministrit te ketij vendi qe radhitet i 4-ti ne bote per arritje ekonomike ..te vjedhim sa te mundim e te prishim c'te mundim...
Ka qene gjithmone me shkurtim fondesh te shkretet, gjynah,
"Dardha e ka bishtin prapa"thote populli. Te shohim se cdo besh ti me voten e 1milion shqiptareve. Shpresoj te jete rilidje per Shqiperine.
Si shume institucione te tjera qe ndodhen ne kete gjendje te mjerueshme.
Ta paska lene Sala ne goxha gjendje kryeministrine o Edi
Zoti kryeminister.. ne nuk dum me pa kryeministrine te bukur. Dum me pa Shqipnin e mposhtet varferia...kete gje dum nga ti...
O Edvin te votuam te rregullosh Shqiperine dhe jo kryeministrine.
Rilindja fillon nga ketu.
Epo shyqyr qe aty duhet ndryshimi. Ai gjyshi paskish zene myk aty brenda.
Aman o Edi kemi luftuar per Rilindje! Kur do fillojn reformat se mezi po presim se me duket se e ke mar shtruar muhabetin ti.
Me ne fund shteti po duket shtet..!
Epo kryeministri me skandal se kjo as ne Siri s’besoj te jete
Kane luftu me tanke e me topa aty brenda? E frikshme!
(Në foto: Nga komentet e njerëzve në faqen e Edi Ramës në Facebook).
Redaksia Online
(mag/shqiptarja.com)