Komenti i Ibrahim Bashës për
Feti Voglin: S'do harrohesh kurrë

Komenti i Ibrahim Bashës për<br />Feti Voglin: S'do harrohesh kurrë
Brandon Holifield, një polic amerikan i cili ka shërbyer me Ibrahim Bashën në mision paqeruajtës në Afganistan ishte person i afërt dhe me kapitenin Feti Vogli, i cili humbi jetën gjatë misionit në vitin 2012.

Në një foto të Voglit të postuar nga ushtari amerikan, Ibrahim Basha ka komentuar se kujtimi i tij do të jetë i paharruar pa e ditur se dhe vetë ai do të binte dëshmor. Por, ndryshe nga Vogli i cili u vra në Afganistan, Basha do të vritej nga populli i tij.

Holifield shkruan: "Mendoj çdo ditë për ty shok. Deri sat ë takohemi sërish atje ku bari është jeshil."

“Ai është dhe do të jetë gjithmonë në mendjet tona”, shkruan Basha më 20 shkurt 2014.

Ndërsa në postimin dedikuar humbjes së jetës së Bashës, Holifield shkruan se, “fluturo lart vëlla. Siç dikur e përdornim me shkak: ‘Shihemi në Valhalla miku im”.

Valhalla është një vend mitologjik (Mitologjia Skandinave) si vend i zgjedhur nga zoti Odin për të rënët në luftë gjatë udhëtimit për në Valhalla.
vogli

Redaksia Online
(f.s/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    'Rasti Qefalia', a fshihen gjobat pas akuzave të Këlliçit, Nokës, opozitës?



×

Lajmi i fundit

Mat/ I vuri zjarrin tokës, por u dogj dhe vetë! Ndërron jetë në spital i moshuari

Mat/ I vuri zjarrin tokës, por u dogj dhe vetë! Ndërron jetë në spital i moshuari