"Edhe ne Finalet 2016 nje grup i pamundur por eliminatoret ne mesuan se asgje s'eshte e pamundur:-) ForcaShqiperi"-shkruan Rama në Facebook
Edhe kreu i grupit parlamentar të LSI-së Petrit Vasili tha se Modestia dhe kompaktësia mund ta bëjnë surprizën
“Shorti jo më i vështirë se eliminatoret. Modestia dhe kompaktësia mund ta bëjnë surprizën. Kombëtarja jonë e çliruar nga tabutë” – është shprehur Vasili.
Përballje spektakolare për Shqipërinë në Kampionatin Europian të Francës që do të nisë më 10 qershor 2016 në Paris.Shqipëria do të sfidojë Francën, Rumaninë dhe vëllezërit shqiptarë nga Kosova të Zvicrës, përballje e cila do të jetë edhe ndeshje hapëse për kuqezinjtë e drejtuar nga trajneri De Biasi.
Shortin e ka komentuar edhe ish-kryeministri Sali Berisha. “Grupi ynë është shumë i fortë, por fati është me ne!
Keqardhje ndjej për Zvicrën, një vend që e dua kaq shumë, por me Shqipërinë është e pashpresë.
Dy ekipet e tjera janë shumë të forta, krejt të pasigurta në përballjen me ekipin tonë kombëtar.
Kemi shumë arsye të jemi shpresëplotë me kuqezinjtë tanë”shkruan ai.
Redaksia online
(S.m/shqiptarja.com)